Shëndetësi

nën222018

Alergjitë. Gati, trajtimi i ri për gëlltitjen aksidentale të kikirikëve

Sipas një studimi të ri të prezantuar në takimin vjetor të Kolegjit Amerikan të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë (ACAAI) dhe të botuar në "New England Journal of Medicine", do të ishte e mundur që disa njerëz me alergji nga kikirikët, të mbrohen nga gëlltitja e tyre aksidentale, duke ndërtuar një tolerancë me kalimin e kohës.

"Jemi të ngazëllyer në lidhje me ndihmën e mundshme që do t'u japë ky rezultat fëmijëve dhe adoleshentëve me alergji nga kikirikët për t'u mbrojtur nga ngrënia aksidentale e një ushqimi që i përmban ato", konfirmon Stephen Tilles, ish-presidenti i ACAAI-t dhe bashkautor i studimit. Studiuesit shqyrtuan pacientë 4-55 vjeç, shumica nga 4 deri në 17 vjeç, me alergji nga kikirikët. Një e treta e pjesëmarrësve morën placebo, ndërsa dy të tretat e mbetura morën pluhur proteinash me kikirikë në sasi të mëdha derisa të arrihej një dozë e mirëmbajtjes e barasvlershme me një kikirik në ditë. 80% e pjesëmarrësve mundën ta merrnin me sukses këtë dozë.

"Shpresa jonë kur filluam studimin ishte se duke i trajtuar pacientët me ekuivalentin e një kikiriku në ditë, shumë prej tyre do të kishin arritur të toleronin deri në dy kikirikë. E pra, dy të tretat e njerëzve në studim ishin në gjendje të toleronin ekuivalentin e dy kikirikëve një ditë pas 9-12 muajsh trajtimi dhe madje gjysma e pacientëve, ka toleruar ekuivalentin e katër kikirikëve", thonë autorët.

Studimi tregoi më pak efekte të padëshiruara sesa pritej dhe vetëm 6% e pacientëve dolën nga eksperimenti për shkak të problemeve gastrointestinale. "Reagimet ndaj sfidave orale në fund të studimit kanë qenë shumë më të buta sesa ato të vëzhguara para trajtimit dhe mesatarisht, pjesëmarrësit ishin në gjendje të toleronin një dozë 100 herë më të lartë kikirikësh në fund të studimit, krahasuar me fillimin, me simptoma edhe më të buta se ato të shfaqura në dozën më të ulët në fillim të studimit", thotë Tilles.

Autorët përfundojnë duke vënë në dukje se kjo metodë që nuk është miratuar ende nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave, nuk u lejon njerëzve me alergji nga kikirikët t'i hanë sa herë të duan dhe pasi të kenë nisur trajtimin, ai duhet të ndiqet në mënyrë të vazhdueshme pa ndërprerje, për të ruajtur mbrojtjen kundër gëlltitjes aksidentale.

 

NEJM 2018. DOI: 10.1056/NEJMoa1812856
https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa1812856


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC