Shëndetësi

gus272018

Stili i jetës, shumëfishon rreziqet kardiovaskulare, kur favorizohet nga gjenetika

Sipas një studimi të publikuar në "JAMA Cardiology" dhe të zhvilluar në një popullsi të gjerë, predispozita gjenetike dhe sjelljet në jetë kanë patur një efekt shtesë në rrezikun për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. "Si faktorët gjenetikë, ashtu edhe stili i jetës, kontribuojnë në rrezikun për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare, por nuk është vënë re që sjelljet e këqija të shëndetit të jenë të lidhura me shtimin e rreziqeve të ngjashme mes individëve me rrezik gjenetik të ulët, mesatar apo të lartë", shpjegon Abdullah Said (Qendra Shëndetësore Universitare "Groningen", Holandë). Kërkuesit kanë vlerësuar një lidhje të tillë në brendësi të një grupi me rrezik gjenetik të sëmundjeve koronare, fibrilacion atrial, iktus, hipertension dhe diabet të tipit 2; për këtë, kanë përfshirë në studim, një numër të përgjithshëm prej 339.003 vetash me prejardhje të bardhë britanike, për të cilët ishin të disponueshme të dhëna të lidhura me gjenotipin. Rreziku gjenetik është klasifikuar i ulët (grupi 1), mesatar (grupi 2-4) ose i lartë (grupi 5).

Në brendësi të secilit grup të rrezikut gjenetik, rreziqet e incidenteve të lidhura me sjelljen dhe me faktorët shëndetësorë të kombinuar si idealë apo të papërshtatshëm, janë studiuar dhe krahasuar me një rrezik të ulët gjenetik dhe me një stil jete ideal. Gjatë ndjekjes, 9.771 nga 325.133 pjesëmarrës (3,0%) kanë zhvilluar sëmundje koronare, 7.095 nga 333.637 (2,1%) fibrilacion atrial, 3.145 nga 332.971 (0,9%) iktus, 11.358 nga 234.651 (4,8%) hipertension dhe 4.379 nga 322.014 (1,4%), diabet. Krahasuar me stilin ideal të jetës në grupin me rrezik të ulët gjenetik, një stil jete i papërshtatshëm është lidhur me një raport rreziku që arrinte deri në 4,54 për sëmundje koronare, 5,41 për fibrilacion atrial, 4,68 për hipertension, 2,26 për iktus e 15,46 për diabetin, në grupin me rrezik të lartë gjenetik.

"Faktorët gjenetikë dhe sjelljet, si dhe faktorët e lidhur me shëndetin, kanë treguar një efekt shtesë mbi rrezikun për të zhvilluar një sëmundje kardiake dhe efektet e lidhura me një stil jete të papërshtatshëm kanë qenë të krahasueshme mes grupeve të rrezikut gjenetik", konfirmojnë autorët.
Si përfundim, sipas kërkuesve, ndryshimet e stilit të jetës duhet të inkurajohen për të gjithë, nëpërmjet qasjeve globale dhe shumë faktorëshe.

 

JAMA Cardiol. 2018. doi: 10.1001/jamacardio.2018.1717
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29955826


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC