Shëndetësi

kor32018

Pse alergjia nga penicilina shton rrezikun e infeksioneve rezistente?

Pacientët me alergji nga penicilina, janë më të rrezikuar për të zhvilluar infeksione nga Stafilococcus Aureus, rezistent ndaj meticilinës (MRSA) dhe nga Clostridium difficile (C. difficile), sipas një studimi të publikuar në "British Medical Journal".

"Pjesa më e madhe e pacientëve që vuan nga alergjia ndaj penicilinës, nuk janë vërtet alergjikë ndaj saj. Në një studim mbi personat e etiketuar si alergjikë ndaj penicilinës, 95% e pacientëve kanë rezultuar tolerantë ndaj barit, pasi u janë nënshtruar ekzaminimeve alergologjike. Gjithsesi, në rastet e pacientëve të njohur si alergjikë ndaj penicilinës, mjekët përdorin agjentë antimikrobikë që kanë një spektër më të gjerë aktiviteti krahasuar me penicilinën dhe, në këtë mënyrë, më shumë toksicitet. Ky nuk është problemi i vetëm, pasi përdorimi jo i duhur i antibiotikëve me spektër të gjerë, është një faktor rreziku për zhvillimin e infeksioneve nga MRSA e C. difficile", thotë Kimberly Blumenthal (Shkolla Mjekësore e Harvardit), autore kryesore e studimit. Për të shqyrtuar efektin e të ashtuquajturës alergji nga penicilina në shëndetin publik, kërkuesit kanë vlerësuar lidhjen mes alergjisë dhe rrezikut për të zhvilluar infeksione nga MRSA e C. difficile.

Studimi ka arritur në përfundimin se një e përgjithshme prej 301.399 të rriturish pa infeksione të mëparshme nga bakteret, nga të cilët 64.141 vetë kishin alergji nga penicilina dhe 237.258 ishin kontrolle (të dhënat e tyre ishin pjesë e një regjistri kartelash klinike elektronike të mjekësisë bazë, në Angli).

Analiza ka treguar se pas 6 vjetësh, 0,7% e pacientëve me alergji nga penicilina dhe 0,4% e kontrolleve, kanë zhvilluar një infeksion nga MRSA dhe 0,7% e 0,5% e të dyja grupeve, respektivisht, kanë marrë C. difficile.

Pas sistemimit me më shumë ndryshore, ata që kishin alergji ndaj penicilinës kishin një rrezik të shtuar prej 70% për t'u infektuar nga MRSA dhe 30%, nga C. difficile. Lidhja ishte, në pjesën më të madhe të saj, e ndërmjetësuar nga një përdorim më i madh i beta-laktamikëve alternativë, te pacientët me alergji ndaj penicilinës, mes të cilëve, për shembull: fluorkinolonet, clindamicina e makrolide.

Rezultatet e këtij studimi konfirmojnë se pacientët me alergji të vërtetuar ndaj penicilinës kanë një rrezik më të madh për të zhvilluar infeksione nga MRSA e C. difficile, si dhe duhet theksuar lidhja e fortë që ekziston mes përshkrimit të antibiotikëve në ambient ambulator dhe rrezikut për të zhvilluar MRSA.

 

BMJ 2018. doi: 10.1136/bmj.k2400
https://www.bmj.com/content/361/bmj.k2400


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC