Shëndetësi

dhj232016

Farmacistë-grosistë, shqetësimi i mungesës së barnave ngrihet në Parlamentin Evropian

tags: BE

Mungesa e barnave për shkak të mungesës së ekuilibrave kryesisht në tregtinë paralele (paralel trade) është një problem i përhapur në Evropë dhe prandaj shtete si Franca, Portugalia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Sllovenia, Republika Çeke etj., kanë ngritur zërin mbi këtë temë në Parlamentin Evropian. Në raportin që do t'i prezantohet në muajin shkurt Komisionit Evropian për aksesin ndaj barnave, një pasazh e fton këtë institucion që të mos mbyllë sytë para fenomenit të padisponueshmërisë së barnave në shumë shtete evropiane.

"Këtë herë është ndryshe sepse nuk kemi të bëjmë me nisma parlamentarësh të veçuar, por me një opinion të shprehur gjerësisht në Parlamentin Evropian që e ngre problemin me forcë, duke kërkuar një normë ku të pajtohet iniciativa e tregtimit të lirë me kujdesin për shëndetin, - pohon Massimo Paolucci, anëtar i Parlamentit Europian. -Në formë zyrtare dhe solemne, Parlamenti i thotë Komisionit Evropian që tregu paralel duhet rregulluar për të garantuar një akses të barabartë dhe të sigurt te barnat esenciale". 

Në veçanti Parlamenti "i kërkon Komisionit dhe Këshillit Evropian të analizojnë shkaqet e mungesës së barnave dhe për këtë qëllim të vlerësojnë impaktin e tregtimit paralel; të përcaktojnë dhe përditësojnë bashkë me shtetet anëtare, EMA-n dhe palët e interesuara një listë me barna esenciale që kanë mbetur pa furnizim duke përdorur si referim listën e  OBSH-së, si dhe të kontrollojnë respektimin e Nenit 81 të Direktivës 2001 /83/BE mbi mungesën e furnizimit. Në fund të krijohen mekanizma për të përballuar tërheqjen e barnave nga tregu për arsye thjesht tregtare".     

Duhet pritur votimi në muajin shkurt për të konfirmuar aprovimin e kërkesës, por "besoj se ky kompromis do të ketë një mazhorancë përtej 2/3", pohon Paolucci. Nga ana tjetër "nuk është më i qëndrueshëm ky vakum ligjor në nivel evropian. Jemi përballë një oligarkie të vogël që blen barna dhe i rishet duke i hequr mundësinë pjesës më të madhe të farmacive që të dispensojnë në kohë reale produkte shpesh jetë-shpëtuese. Është një padrejtësi sociale, një plagë që gjeneron një kalvar të gjatë për shumë pacientë në përpjekje për të pasur akses në kura të domosdoshme", shprehet eurodeputeti.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC