Shëndetësi

shk52016

Provimi i Shtetit për farmacistët, AKP nxjerr datat e reja

tags: AKBPM

 

Provimi i Shtetit për profesionistët e rinj të shëndetësisë ishte shtyrë dy herë brenda dy muajve të fundit me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit, por sot Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar datat përfundimtare për kryerjen e tij. Kështu kandidatët e degës Farmaci do ta japin provimin e Shtetit në tre data të ndryshme: 15, 16 dhe 17 shkurt (klikoni këtu për të parë oraret).

Rregullat që duhet të kenë parasysh pjesëmarrësit në provim janë si më poshtë:

1. Të paraqiten 30 minuta para fillimit të provimit
2. Të kenë me vete kartë identiteti ose pasaportë
3. Të kenë me vete faturën e pagesës së tarifës për Provimin e Shtetit për llogari të AKP-së sipas herës së pjesëmarrjes në provim
4. Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati duhet të paraqesë certifikatën që vërteton këtë ndryshim.

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka vënë në dispozicion në faqen e saj online edhe programin orientues dhe fondin e pyetjeve për provimin./D.GJ.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC