Shëndetësi

sht292014

Mjekësitë alternative, të akuzuara që nuk bazohen në prova shkencore

Bota e mjekësisë suplementare dhe alternative (CAM) ngrihet kundër një artikulli të botuar në European Journal of Internal Medicine, sipas të cilit "nuk mund të përkufizohen se bazohen në prova, siç ndodh për mjekësinë zyrtare".  Për dy autorët, Maurizio Pandolfi ish-profesor i Oftalmologjisë në Universitetin e Lund (Suedi), dhe Giulia Carreras në Institutin për Studimin dhe Parandalimin Onkologjik (ISPO) në Firenze, problemi nuk qëndron në studimet klinike, shpesh të kryera mirë, por në përpunimin e rezultateve. Në fakt metodat statistikore të përdorura në klinikën moderne nuk do të ishin të përshtatshme për të vlerësuar hipotezat e efektivitetit te CAM, pasi shmangen nga parime shkencore të njohura "p.sh, homeopatia shkel ligjet e kimisë dhe agopuntura nënkupton një energji jetësore të pamendueshme" afirmojnë. Për shkak të "një marrëdhënie të ndërsjelltë ndërmjet besueshmërisë shkencore të hipotezës në shqyrtim dhe probabilitetit për të marrë vlera domethënëse" rrjedh se rëndësia statistikore e raportuar deri tani në literaturë për të konfirmuar efektivitetin e CAM "amplifikohet padrejtësisht dhe për këtë arsye nuk është e besueshme". Me pak fjalë: "mënyra më e lehtë për të shpjeguar suksesin e mundshëm trajtues të CAM është ajo e efektit placebo". "Qëndrimi i dy kolegëve është plotësisht joshkencor", replikon Paolo Roberti nga Sarsina nga Observatori Metodi per la Salute nga Universiteti i Milano - Bicocca. "Tashmë ka studime të shumta shkencore të publikuara në PubMed që konfirmojnë superioritetin e mjekësive jo-konvencionale (MNC) krahasuar me placebon, ndoshta sepse dhe komitetet editoriale dhe auditorët e pavarur të revistave më të rëndësishme janë  "pak shkencorë"?
OBSH gjithashtu ka formuluar një plan strategjik global shumë-vjeçar për përmirësimin e CAM/MNC. Por mbi të gjitha" përfundon Robert nga Sarsina "pyes veten si ka mundësi të mohohen vetë ligjet e shkencës dhe të deklarohet apriori një paragjykim personal ndaj një fushe të hetimit shkencor duke i mveshur kështu një handikap dhe duke pretenduar se një studim është bërë mirë, por nuk vlen asgjë për faktin e vetëm që merret me MNC/CAM, kjo nuk është shkencë". "Është e nevojshme të vendosen pikat mbi i" thotë Leonello Milani, zëvendëspresident i Shoqatës Italiane të Homotoksikologjisë (AIOT). "Prandaj ne propozojmë një debat publik për një çështje të rëndësishme që ndikon në lirinë e zgjedhjes të trajtimit për mjekët dhe pacientët".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC