Shëndetësi

gus262014

Ebola, emergjenca për barna: trajtime false të shitura online, OBSH kërkon trajtime të reja

Monolaurina, nanokapsula argjendi dhe substanca të paidentifikuara janë disa nga trajtimet false të shitura nëpërmjet internetit për të parandaluar ose trajtuar infeksionin nga virusi Ebola i cili është duke shkaktuar shumë viktima në shtete të ndryshme të Afrikës Perëndimore dhe që sipas të dhënave të OBSH-së do të rritet numri i pacientëve që kanë nevojë për mjekim. Denoncimi ndaj këtyre abuzimeve është një paralajmërim nga Food and Drug Administration që po mban nën vëzhgim konsumatorët ndaj mashtrimeve dhe rreziqeve shëndetësore duke kujtuar se për këtë sëmundje nuk janë miratuar barna, përveç se një  trajtim eksperimental provuar deri më tani tek disa persona, ose vaksina për të parandaluar atë. FDA fton të raportohen faqet Web mashtruese, kjo ishte dhe mënyra si u zbardh ky fenomen. Në veçanti është raportuar faqja Web e Natural Solutions Foundation e cila korrikun e kaluar dërgoi një letër drejtuar përfaqësuesve të qeverive afrikane të prekura nga epidemia në të cilën argumentoi se nanokapsulat e argjendit të zhvilluar prej tyre mund të kurojnë Ebolën dhe se kjo epidemi është pjesë e planit të përgjithshëm për të reduktuar popullsinë e botës. Suplementi nuk është testuar nga asnjë Agjensi Rregullatore, mund të jetë toksik dhe është në shitje në faqen Web të fondacionit sëbashku me vaj kërpi dhe çokollatën. Online është promovuar edhe monolaurina si një mbrojtje kundër shtameve të ndryshme virale dhe bakteriale dhe siti Web që e shet përmend qindra studime në mbështetje të kësaj teze. 

Por për barna do të ketë gjithmonë e më tepër nevojë, OBSH vlerëson se mund të arrijë deri në 30.000 numri i pacientëve me urgjencë për të marrë barna eksperimentale dhe vaksinat kundër Ebola. Por rezervat janë krejtësisht të papërshtatshme për madhësinë e epidemisë, nuk mbulojnë as minimalisht këto shifra dhe duhet të rriten sa më shpejt të jetë e mundur për të lejuar ndërhyrjen profilaktike. Për këtë arsye janë duke u marrë parasysh mundësi të tjera të trajtimit dhe sipas ekspertëve të OBSH mund të përdorin antitrupat e zhvilluar nga sëmundja në plazmën e pacientëve të shëruar.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC