Mirëqenie

tet112016

Studimi: Kolesteroli i lartë Ldl rrit jetëgjatësinë te personat mbi 60 vjeç

Vlerat e larta të kolesterolit Ldl lidhen pozitivisht me statistikat e vdekshmërisë në pjesën më të madhe të personave mbi 60 vjeç. Dhe nga momenti që të moshuarit me Ldl të lartë jetojnë më gjatë se bashkëmoshatarët me Ldl të ulët, këto të dhëna venë në diskutim vlefshmërinë e hipotezës së kolesterolit që e konsideron këtë të fundit (veçanërisht fraksioni Ldl), aterogjenik.

Në këtë përfundim ka arritur Uffe Ravnskov, kërkues në Lundi të Suedisë dhe autori i parë i një artikull të publikuar në "Bmj Open", ku sugjeron një rivlerësim të udhëzuesve që rekomandojnë reduktimin farmakologjik të kolesterolit Ldl në të moshuarit si pjesë e parandalimit kardiovaskular. "Reduktimi i kolesterolit me barna si parandalim kardiovaskular primar te personat mbi 60 vjeç është një humbje kohe dhe burimesh", pohon eksperti suedez. Për të arritur në këtë përfundim i cili ve në dyshim një nga teoritë bazë të mjekësisë kardiovaskulare, një grup kardiologësh nga 17 vende ka recensionuar studimet paraprake të zhvilluara në 68.000 persona. 

"Dihet se risku i vdekshmërisë kardiovaskulare ose për të gjitha shkaqet e varura nga kolesteroli total, reduktohet e madje zhduket me rritjen në moshë, por pak dihet për kombinimin mes kolesterolit Ldl, një fraksion i atij total dhe vdekshmërisë te pacientët e moshuar", pohon Ravnskov i cili bashkë me kolegët ka seleksionuar nga literatura shkencore 19 studime koortë nga ku del një lidhje mes Ldl së lartë dhe uljes së vdekshmërisë në 92% të pjesëmarrësve.

Kardiologu londinez Aseem Malhotra, bashkautor i metanalizës pas bashkëpunimit me kolegë të tjerë britanikë, irlandezë dhe amerikanë shpjegon: "Këto të dhëna zbehin alarmizmat lidhur me kolesterolin sa i takon sëmundjeve kardiake, duke rritur kështu vëmendjen mbi rezistencën ndaj insulinës, faktori i riskut më i rëndësishëm për shumë sëmundje kronike".

Megjithatë Shoqata Britanike e Zemrës e ka refuzuar dokumentin, duke nënvizuar se dekada studimesh  tregojnë lidhjen e ngushtë mes sëmundjeve kardiake dhe kolesterolit. 


 

Bmj Open. 2016. doi: 10.1136/bmjopen-2015-010401
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27292972

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC