Mirëqenie

maj272016

Komplikimet më të zakonshme në anoreksinë atipike

Adoleshentët me anoreksi nervore atipike që kanë humbur shumë kilogramë, por që ende nuk janë nënpeshë, shfaqin shenja më të mëdha stresi fizik dhe psikologjik se adoleshentët me anoreksi nervore tipike. Në këtë përfundim ka dalë një studim i  publikuar në "Pediatrics" nga Susan Sawyer, studiuese në Universitetin e Melburnit në Australi, e cila bashkë me kolegët ka krahasuar një grup prej 42 adoleshentësh me anoreksi nervore atipike me 118 bashkëmoshatarë me anoreksi tipike, në momentin që janë paraqitur në Qendrën për çrregullimet në të ushqyer të "Royal Children's Hospital", në Melbourne.

Nga ballafaqimi del se nga kontrollet e kryera, adoleshentët me diagnozë të anoreksisë nervore atipike, kanë mundësi më të mëdha për të zhvilluar bradikardi. 43% e pacientëve me anoreksi nervore atipike kanë luhatje ortostatike të frekuencës kardiake apo presionit arterial krahasuar me 38% të grupit të kontrollit. Nga të dhënat shfaqen edhe ndryshime të tjera: 10% e pacientëve me anoreksi nervore atipike paraqet hipotermi krahasuar me 13% të grupit të anoreksisë nervore tipike. Edhe për shkallën e komorbiditetit psikiatrik nuk shfaqen ndryshime domethënëse nga ana statistikore midis grupit studimor dhe atij të kontrollit: 38%  kundrejt 45%.

"Mes viteve 2005 dhe 2010 përqindja e adoleshentëve të shtruar në spital me anoreksi nervore atipike është pesëfishuar, aq sa në vitin 2010 pothuajse gjysma e pacientëve mes moshës 12 dhe 19 vjeçare ishin të shtruar për çrregullime kufizuese në të ushqyer në ambientet e "Royal Children's Hospital Eating Disorders Program" dhe i përgjigjeshin kritereve diagnostikuese për atë që sot quhet anoreksi nervore atipike", vijon Sawyer.
"Shumë adoleshentë me anoreksi nervore atipike, më parë kanë qenë mbipeshë apo obezë dhe shpesh të vënë në lojë, janë nxitur që të zhvillojnë çrregullime të ushqyerjes", përfundojnë autorët.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC