Mirëqenie

pri42016

Mendja plaket më mirë në sajë të kompjuterit

tags: Demencë

"Use it or lose it" (Përdore ose humbe) thonë anglezët duke iu referuar trurit. Një grup ekspertësh të drejtuar nga Janina Krell-Roesch, kërkuese në "laMayo clinic" në Arizona, ka vëzhguar se qëndrimi i të moshuarve në kompjuter një herë në javë përkon me një rënie të riskut për "dëmtim konjitiv të lehtë", shenjë paralajmëruese e demencës. Rezultatet e studimit do të prezantohen në prill në takimin e përvitshëm të Akademisë Amerikane të Neurologjisë në Vankuver.

"Ende nuk i njohim mekanizmat që janë në thelb të kësaj lidhjeje dhe prandaj mund të ngremë hipoteza mbi atë se përse kompjuteri e  ndihmon trurin  që të mbetet në formë", shpjegon autorja e cila propozon tri mundësi. "Mundet që të moshuarit që i dedikohen kompjuterit janë në përgjithësi më të kujdesshëm ndaj një stili jete më shëndetshëm, ose përdorimi i kompjuterit mund të sjellë në ndryshime pozitive në tru. Në fund ngrihet hipoteza se kompjuteri mund të ndihmojë të moshuarit që të përballen  më mirë me problemet e kujtesës sapo ato të shfaqen", shpjegon Krell-Roesch duke kujtuar se studimi nuk hedh dritë mbi raportin shkak-efekt, por vetëm një përkim mes përdorimit të kompjuterit dhe riskut më të vogël për dëmtim konjitiv.

Në studim, kërkuesit përtej oqeanit kanë vlerësuat edhe efektin e aktiviteteve të tjera mbi aftësitë konjitive në më shumë se 1900 persona me moshë mbi 70 vjeç të përfshirë në analizë.
"Përveç përdorimit të kompjuterit edhe aktivitete të tjera kanë qenë të vlefshme për trurin për t'u plakur mirë", pohon autorja. Përdorimi i kompjuterit të paktën një herë në javë lidhet me një rënie të riskut për dëmtim konjitiv me 42%, përqindje e cila bie në 30% për ata që lexojnë revistat me të njëjtën frekuencë (po një herë në javë), 23% për ata që marrin pjesë në aktivitete sociale dhe me 16% për ata që i dedikohen aktiviteteve manuale si punimet me shtija apo grep.

"Në këto lloj situatash nuk është e thjeshtë të përcaktohet me qartësi një raport shkak-efekt, por sigurisht të moshuarit janë të përfshirë në aktivitete që i mbajnë të lidhur, i mbajnë aktivë  dhe i çojnë drejt njohjes së gjërave të reja të cilat e mbajnë të stërvitur në mënyrën e duhur trurin", përfundon Amy Kelley nga "Mount Sinai Hospital" në Nju Jork./ Dica33

 

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC