Mirëqenie

qer132015

FDA opinion pozitiv ndaj "viagrës rozë". Efektet anësore ende për t'u verifikuar

tags: FDA

Quhet në mënyrë të papërshtatshme "viagra rozë" dhe për herë të parë ka marrë një përgjigje pozitive nga Administrata amerikane e Barnave dhe Ushqimit (FDA). "Është fjala për flibanserin, i lindur si anti-depresiv që ka një efekt në nivel qendror, ndërvepron me serotoninën dhe me dopaminën dhe mund të japë përgjumje, cefale, të vjella etj. Efektet anësore duhet të kontrollohen me kujdes të madh dhe është kjo arsyeja pse FDA edhe duke ia njohur vlerën substancës, i ka kërkuar kompanisë prodhuese një thellim edhe më të madh sa i takon sigurisë", shpjegon Mauro Busacca, zv/presidenti i Shoqatës Italiane të Gjinekologjisë e Obstetrikës (SIGO).
Pra, në ndryshim nga pilula e famshme blu që vepron mbi mekanizmat fiziologjikë të lidhur me ereksionin te burrat, viagra rozë propozon të stimulojë psikikën femërore, duke zgjuar dëshirën seksuale. Është hera e tretë që flibanseri propozohet për vëmendjen e Agjencisë rregullatore amerikane pasi më përpara nuk kishte pasur sukses. "Por këtë herë - pohon Busacca - me nxitjen e disa pjesëve të opinionit publik, FDA e konsideron të pranueshëm thellimin në studimin e këtij bari, ndonëse duke shtyrë për momentin autorizimin e emetimit në treg". Në fund të fundit edhe ky vendim i parë pozitiv nuk ishte unanim (16 kanë qenë votat në favor dhe 8 ato kundër) dhe reagimet e ekspertëve janë kontroverse. "Përfitimet janë modeste, ndoshta minimale, - pohoi Walid Gellad, profesor në Universitetin e Pitsburgut (Pensilvani), - dhe nga ana tjetër kemi një sërë shqetësimesh lidhur me sigurinë e barit".
FDA në studimin e rasteve të përdorimit ka hasur në një rritje të përgjumjes dhe marramendjeve kur bari merret bashkë me pije alkoolike. Po ashtu ka dyshime lidhur me rënien e mundshme të presionit të gjakut dhe humbjen e ndjenjave te disa gra që kishin provuar barin.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC