Fitoterapi

pri12019

ADHD. Shafrani, alternativa e mundshme për trajtimin e hiperaktivitetit

Shafrani duket se ka një efikasitet të krahasueshëm me stimuluesin metilfenidan (MPH) në trajtimin e simptomave te të rinjtë që vuajnë nga çrregullimi i vëmendjes me hiperaktivitet (attention deficit hyperactivity disorder, ADHD).

"Kërkimi ynë paraprak e paraqet shafranin si një alternativë për pacientët me ADHD", thotë nga faqet e "Journal of Child and Adolescent Psychopharmacology", autori kryesor Shahin Akhondzadeh (Spitali Psikiatrik Roozbeh, Iran), duke kujtuar se trajtimi me antidepresivët që përdoren në ditët e sotme, shpesh sjell një rezultat të pakënaqshëm dhe në disa raste, edhe efekte të shumta anësore, siç ndodh me MPH-në. Kërkuesit kanë arritur në përfundimin e tyre nëpërmjet një studimi pilot prej 6 javësh, me përzgjedhje rastësore, double blind, të kryer te 54 pacientë ambulatorë (mosha 6-17 vjeç) të cilët janë ndarë në dy grupe: njëri grup ka marrë MPH (duke filluar nga një dozë 0,3-1 mg/kg/ditë), grupi tjetër ka marrë kapsula shafrani (në dozën 20-30 mg/ditë, sipas peshës).

Rezultatet kanë treguar se nuk ka dallim të konsiderueshëm ndërmjet grupeve me rezultatet që janë marrë nëpërmjet ADHD Rating Scale nga prindi dhe nga mësuesi në fillim të studimit dhe se një rezultat i tillë është përmirësuar në të dyja grupet në fund të periudhës së vëzhgimit: Rezultate të ngjashme ka patur te të dyja grupet edhe në fund të kohës së përmirësimit, reduktim të simptomave dhe efekteve anësore, rezultate të vogla. Përdorimi i shafranit për qëllime mjekësore nuk është një risi. Ai është përdorur tradicionalisht për efektet e tij antispazmodike, antiseptike, antitumorale e antikonvulsante dhe falë kërkimeve të vetë Akhondzadehut është tashmë i pranishëm te disa barna antidepresive të disponueshme në Evropë dhe Iran, ku gjendet edhe selia e studimit dhe prodhuesi kryesor i erëzës.

Në fakt, shafrani së bashku me përbërësit aktivë, shton inhibimin e rikapjes së dopaminës dhe norepinefrinës, është antagonist i receptorit të acidit N-metil D-aspartik dhe agonist i GABA-α. Pavarësisht rezultateve premtuese të këtij studimi, autorët bien dakord mbi nevojën për të përsëritur kërkimin në studime të kontrolluara më gjerësisht me placebo dhe afatgjata. "Është e rëndësishme që të regjistrohen në studime popullsi me etni të ndryshme, sepse ato që janë të pranishme në Iran mund të kenë variante gjenetike që i predispozojnë për të patur një përgjigje pozitive më të madhe ndaj shafranit, siç është konstatuar tashmë për erëzat e tjera", shënojnë në një koment Patricia Gerbag, nga Kolegji Mjekësor i Nju Jorkut dhe Richard Brown, nga Kolegji Universitar Columbia, në Nju Jork.


J Child Adolesc Psychopharmacol. 2019. doi: 10.1089/cap.2018.0146
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30741567


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC