Fitoterapi

sht182015

Bimë me veprim rigjenerues

Në kohën kur nuk ekzistonin ende dezinfektuesit dhe antibiotikët, bimët si aloe vera apo konsolida kanë qenë ndër të parat më të përdorura nga njeriu.
Aloe vera mund të konsiderohet bima më e përdorur përgjatë historisë së  njerëzimit. Prova e parë historike që flet për të është një tavolinë sumere e vitit 2100 para Krishtit. Aloe përdorej edhe përgjatë periudhës helenike dhe romane për vetitë e saj të fuqishme rigjeneruese. Thuhet se Aleksandri i Madh pushtoi një ishull të tërë në Oqeanin Indian vetëm për të marrë sasi të mëdha aloesh në betejë. Cilësitë e saj vijnë nga xheli që ndodhet në gjethet, një lënde rrëshkitëse e pasur me polisakaride, e cila pasi aplikohet në plagë aktivizon faktorin e rritjes të fibroblasteve duke stimuluar aktivitetin dhe shtimin e tyre. 
Në të njëjtën kohë, xheli përmirëson prodhimin dhe sekretimin e kolagjenit duke rritur numrin e qelizave dhe ndërlidhjeve në plagë dhe duke përshpejtuar shërimin. Përveç aloes, Aleksandri i Madh, lartësoi virtytet e konsolidës madhore (Symphytum officinale) një bimë barishtore shumëvjeçare që i përket familjes së Boraginaceaes. Me rrënjën e saj të mbështjellë nga një shtresë pluhuri përgatitej shtresa që duhej aplikuar drejtpërdrejt mbi plagë.    
Nga studimet më të fundit u zbulua se përgjegjësja e vërtetë për një veprimtari të tillë çikatrizuese është një molekulë e vogël e quajtur alantoina. Kjo zhvillon një aktivitet dermoriparues, hidratues, keratoplastik, keratolitik dhe antioksidant. Sot alantoina është një plotësuese e pranishme në thuajse të gjitha kremrat kozmetike, por pak e dinë se në realitet bëhet fjalë për një metabolit natyral, i pranishëm në një gamë të gjerë organizmash.
Një kurë shtëpiake për të kuruar prerjet e vogla dhe plagët përftohet edhe nga gjethet mishtore të Sedum telephium, e njohur ndryshe edhe si bima e Shën Mërisë. Është fjala për një bimë të trashë shumë të pranishme në kopshtet tona. Duke hequr cipën e poshtme të gjethes dhe duke e aplikuar këtë mbi plagë favorizohet formimi i indit bazë. Ky është rezultati i një sinergjie mes flavonoideve dhe polisakarideve që zhvillojnë mbi plagën një veprim bakterostatik, anti-inflamator, anti-oksidant dhe riepitelizues. Periudha më e mirë për të mbledhur gjethet është mes korrikut dhe gushtit. Pasi lahen ato vendosen në një mbajtëse hermetike brenda frigoriferit.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC