Farmaci

jan132020

Pilula kontraceptive hi-tech. Merret një herë në muaj. Efikase në fazë paraklinike

Premton efikasitet antikontraceptiv pilula hi-tech me bazë levonorgestreli, që merret një herë në muaj dhe që e lëshon dozën e nevojshme ndërsa qëndron në stomak.
Për momentin, ajo është eksperimentuar me sukses nga kërkuesit e Brigham and Women's Hospital dhe të Mit në Boston, mbi modelet e kafshëve dhe është fryt i kërkimeve të mëparshme mbi lëshimin e zgjatur të barnave, siç shpjegon Giovanni Traverso, një ndër autorët e studimit: "E kemi nisur studimin tonë duke punuar me terapi për malarien, tuberkulozin dhe HIV-in, por, kemi reflektuar gjithashtu mbi impaktin e mundshëm që do të kishte lëshimi i zgjatur i barnave në planifikimin familjar. Donim të ndihmonim gratë në kontrollin e fertilitetit dhe jemi të gëzuar që po referojmë përparimet tona".

Aderenca e dobët e pacienteve ndaj kontraceptivëve oralë, shpjegon shtysën e studimit të publikuar në "Science Translational Medicine". Ky është shkaku kryesor i shtatzënive të paplanifikuara, që mund të ndikojnë negativisht mbi shëndetin femëror në të gjithë botën. Kështu pra, objektivi është përmirësimi i aderencës së pacientes, duke reduktuar marrjen e medikamentit, vetëm një herë në muaj.

Skuadra e ka projektuar pajisjen me një sistem të lëshimit të barit të përbërë nga gjashtë krahë, të bashkuar nga një bërthamë me veshje elastike. Në krahët e palosur në një kapsulë që mund të kapërdihet, transportohet levonorgestreli. Pasi është kapërdirë, pilula shpërndahet dhe mbetet në stomak për periudha të gjata (23-25 ditë), duke e ofruar medikamentin për 3 javë, periudhë e administrimit të një pilule kontraceptive, e ndjekur nga ndërprerja e lëshimit.

Eksperimentimi është në fazë paraklinike, në model kafshësh, në pritje për t'u eksperimentuar te gratë. Përqendrimi i barit është krahasuar me atë të një pilule me lëshim të menjëhershëm te derrat. Është vënë re se në rastin e dytë, dozimi i gjakut reduktohej pas gjashtë orësh, ndërsa me lëshimin e zgjatur, bari mbetej në qarkullim deri në 29 ditë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC