Farmaci

jan312019

Kontraceptivët hormonalë. Kapërcimi i ndërprerjes 7-ditore, nuk e dëmton shëndetin

Një udhëzues i ri klinik i përgatitur nga Fakulteti i Shëndetit Seksual dhe Riprodhues (FSRH) thekson se kapërcimi i ndërprerjes shtatë ditore në muaj, gjatë rrjedhës së përdorimit të një kontraceptivi hormonal të kombinuar, nuk e dëmton shëndetin. Këto rekomandime të reja përfshijnë provat më të fundit shkencore mbi kontraceptivët hormonalë të kombinuar dhe kanë të bëjnë me pilulën anti kontraceptive, ngjitësin transdermik dhe unazën vaginale.

"Nëse një grua dëshiron t'i shmangë menstruacionet ndërkohë që po përdor kontracepsionin hormonal të kombinuar, mund t'i vazhdojë paketimet njëri pas tjetrit. Nuk ka nevojë për gjakrrjedhje mujore të rregullt për të qenë të shëndetshme dhe shumë gra, e shohin edhe këtë mundësi. Ajo që duhet të bëjnë gratë, në fakt, është që të dinë që ka një rritje të vogël të disa risqeve për shëndetin me kontracepsionin hormonal të kombinuar, prandaj ky lloj kontracepsioni, nuk është i përshtatshëm për të gjithë. Përveç kësaj, përdorimi i saktë është i rëndësishëm, në të kundërt ekziston risku i një shtatzënie", pohon në një njoftim për shtyp Sarah Hardman.

Udhëzimet, përveçse konfirmojnë që shëndeti nuk ka ndonjë përfitim nga intervali i lirë nga hormonet për shtatë ditë pas çdo 21 ditësh, hyjnë në detaje dhe shpjegojnë se gratë mund të bëjnë më pak intervale ose intervale më të shkurtra pa hormone për të shmangur gjakrrjedhjen mujore, krampet dhe simptomat e tjera. Për më tepër, shkurtimi i intervalit me katër ditë mund të reduktojë riskun e shtatzënisë. Ekspertët konfirmojnë edhe që nuk është e nevojshme që pacientet të vizitohen personalisht për të marrë kontraceptivët. Mund të bëhet edhe një konsulencë online, me kusht që të kryhen të njëjtat kontrolle dhe të jepen të njëjtat informacione si në klinikë. Në konsultimin e parë, përveç të tjerash, do të ishte e mundur t'u jepeshin atyre kontraceptivë për një vit, në vend të intervaleve aktuale më të shkurtra. Udhëzimet nuk harrojnë të theksojnë se në çdo rast, kontraceptivi hormonal i kombinuar rrit riskun e koagulave të gjakut dhe kancerit të gjirit dhe që në përgjithësi, nuk duhet të përdoret nga gratë me moshë më të madhe se 50 vjeç.

Si përfundim, theksohet se është e rëndësishme që të gjitha gratë që kërkojnë një kontraceptiv hormonal të kombinuar, të informohen mbi efikasitetin dhe mbi alternativat ekzistuese, duke përfshirë kontraceptivët reversivë me veprim afatgjatë, që janë ende metodat më të efikase.


FSRH Clinical Guidance
https://www.fsrh.org/standards-and-guidance/documents/combined-hormonal-contraception/


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC