Farmaci

tet182019

Steroidet intraartikulare mund të dëmtojnë pacientët që janë në rrezik

Sipas një studimi të ri të botuar në "Radiology", injeksionet intraartikulare të steroideve që zakonisht jepen për legenin apo gjurin, mund të jenë të dëmshme te disa pacientë me gjendje të rrezikshme ose mund të shkaktojnë komplikacione që nuk janë kuptuar ende mirë. "Kemi vënë re se këto injeksione mund të jenë shumë të dëmshme për nyjat, me komplikacione serioze si: osteonekroza, frakturat subkondrale dhe osteoartriti i shpejtë progresiv", shpjegon Ali Guermazi (Universiteti i Bostonit BUSM), një nga autorët e studimit.

Osteoartriti i legenit dhe i gjurit është ndër çrregullimet më të zakonshme të nyjeve. Për të menaxhuar artrozën dhe sindroma të tjera të dhimbshme, që lidhen me nyjat, bëhen çdo ditë mijëra injeksione intraartikulare të kortikosteroideve në të gjithë botën, por ekzistojnë dëshmi kontradiktore të përfitimit të tyre të mundshëm. Për të kuptuar më mirë situatën, studiuesit kryen hulumtime mbi pacientët që morën injeksione në vitin 2018 për legenin e gjunjët dhe zbuluan se 8% e këtyre njerëzve kishin komplikacione, në veçanti 10% te legeni dhe 4 % në gjunjë.
Ekspertët, duke pasur parasysh këto rezultate, argumentojnë se komuniteti radiologjik duhet të angazhohet në mënyrë aktive në hulumtime cilësore mbi këtë temë, për të kuptuar më mirë kushtet paraprake ekzistuese potencialisht të rrezikshme dhe për të njohur efektet anësore të zakonshme, në mënyrë që të shmangë komplikacionet. Mjekët duhet të kontrollojnë me kujdes pacientët qw në kontrollin radiografik dalin me osteoartrit shumë të lehtë apo pa artrit dhe që dërgohen për të ndjekur këto trajtime për dhimbjen, veçanërisht kur dhimbja nuk është në përpjesëtim të drejtë me rezultatin e ekzaminimeve të imazhit.

Pacientët më të rinj dhe ata që gjendjen në stadin fillestar të sëmundjes, gjithashtu, duhet të marrin informacione të thelluara mbi pasojat e mundshme të trajtimit. "Pro-të dhe kundrat e injeksioneve të steroideve intraartikulare duhet të diskutohen seriozisht. Gjithashtu, konsideratat kritike mbi komplikacionet duhet të bëhen pjesë e procesit të konsensit të pacientit", përfundojnë autorët.


https://pubs.rsna.org/journal/radiology


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC