Farmaci

jan102017

Antiviralët në reduktimin e herpesit gjenital të shpeshtë, ja cili është më efektivi

tags: Viruse

Në një studim të publikuar në revistën "Jama", Anna Wald  dhe kolegët e saj nga Univeristeti i Uashingtonit dhe Qendra kërkimore për kancerin "Hutchinson", kanë ballafaquar antiviralët pritelivir dhe valaciclovir sa i takon reduktimit të shkallës së lezioneve nga Herpes simplex (Hsv) në gjenitale në rastin e infeksioneve të përsëritura. "Terapia bazohet në nukleozidet analoge si acyclovir, valaciclovir dhe famciclovir të përdorura, për të kuruar dhe  parandaluar recidivat", pohon kërkuesja, e cila kujton se administrimi ditor i valaciclovir redukton riskun e transmetimit të Hsv-2 te partneri.

Por mbrojtja është e pjesshme, ndoshta sepse këto barna nuk inhibojnë në mënyrë të plotë progresionin në gjenitale të virusit në fazë aktive dhe me shumë mundësi të transmetueshëm ndaj partnerëve seksualë. Nga këtu merr shkas studimi në "Jama" i zhvilluar sipas një protokolli të kontrolluar, ku 91 të rritur me 4-9 recidiva Hsv-2 në vit u grupuan në mënyrë rastësore për të marrë pritelivir ose valaciclovir.

I pari bllokon enzimën virale helikazë, që shërben për të ç-paketuar gjenet virale, duke lejuar transkriptimin, ndërsa tjetri inhibon në mënyrë konkurruese ADN-në polimerazë. Pjesëmarrësit morën barin e parë për 28 ditë, duke vazhduar me 28 ditë  wash-out para se të merrnin barin e dytë për 28 ditë të tjera. Gjatë trajtimit u mblodhën tamponë gjenitalë katër herë në ditë për testin e Hsv.

"Nga grupi i parë, 56 kompletuan të dyja periudhat e terapisë në momentin e përfundimit të studimit", shpjegojnë autorët. Dhe pas përllogaritjeve, rezultatet tregojnë se një progresion i lezioneve është nxjerrë në 2.4% të tamponeve gjatë trajtimit me pritelivir në krahasim me 5.3% të vëzhguar në grupin që u trajtua valaciclovir. Po ashtu, lezionet gjenitale ishin të pranishme gjatë 1.9% të ditëve të vëzhgimit në grupin me pritelivir kundrejt 3.9% në grupin me valaciclovir. Supresioni viral rezultoi dukshëm më i madh gjatë trajtimit me pritelivir përballë valaciclovir dhe intesiteti i dhimbjes ishte më i vogël në grupin e trajtuar me pritelivir në krahasim me valaciclovir. "Megjithatë duhen kërkime të mëtejshme për të vlerësuar efikasitetin dhe sigurinë afatgjatë të dyja trajtimeve", përfundon Wald. 


Jama 2016. doi:10.1001/jama.2016.18189 http://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/10.1001/jama.2016.18189


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC