Farmaci

dhj302016

Kanceri në tiroide, vemurafenib shton jetëgjatësinë

tags: TSH

Goditja e mutacioneve që drejtojnë përhapjen e tumorit në vend të goditjes së vetë tumorit mund të jetë një metodë e suksesshme. Shembulli i fundit vjen nga një studim i publikuar në "The Lancet Oncology" dhe i koordinuar nga Marcia Brose, studiuese në otorinolaringoiatri dhe drejtoreshë e qendrës së tumoreve të rralla në "Penn's Abramson Cancer Center" në Universitetin e Pensilvanisë. Kërkuesit kanë trajtuar me vemurafenib 51 pacientë me karcinomë tiroidene metastatike dhe gjen Braf të mutuar, duke zbuluar një veprimtari premtuese anti-tumorale në 1/3 e rasteve.
Autorja shpjegon se administrimi i vemurafenib, bar i cili bllokon rrugën Mapk (mitogen-activated protein-kinase) te pacientë me mutacion Braf-V600E, ka sjellë një rritje domethënëse të mbijetesës te pacientët me melanomë metastatike. "Edhe në këtë studim, pjesëmarrësit kishin një neoplazi me mutacion Braf-V600E. Kanceri megjithatë nuk ishte një melanomë por një karcinomë papilare e tiroides refraktare ndaj jodit radioaktiv dhe jo reagues ndaj terapive të mëparshme. Pas 15 muajsh follow up u vëzhgua një përgjigje ndaj trajtimit në 27-38% të rasteve, rezultat domethënës në një tumor me opsione  terapeutike të pakta ose në mungesë", pohon Brose, e cila nënvizon se triali i fazës 2 në të hapur, i ndarë në mënyrë rastësore, bën pjesë në kërkesat e përdorura për të identifikuar barna të reja në fushën e tumoreve tiroidene të diferencuara.
"Mutacionet e Braf janë të pranishme në rreth 40-50% të rasteve, veçanërisht në format më agresive me përgjigje të vogël ndaj jodit", pohojnë kërkuesit duke përshkruar efekte anësore të ngjashme me ato të vëzhguara për melanomën: rënie në peshë, dysgeusi, anemi, çrregullimet e funksionit hepatik dhe renal. "Vemurafenib është inhibitor i parë jo-Vegfr aktiv në këtë nën popullatë pacientësh dhe si i tillë është një shtesë e rëndësishme për trajtimet e pakta në dispozicion", përfundon kërkuesja.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC