Farmaci

dhj222016

Terapia me statina, "The Lancet" publikon rishikimin mbi risqet dhe përfitimet

tags: Lancet

Sipas një rishikimi të publikuar në revistën The Lancet dhe të drejtuar nga një panel ekspertësh nga London School of Hygiene & Tropical Medicine, përfitimet e terapisë me statina janë nënvlerësuar dhe dëmet janë ekzagjeruar për shkak të një njohje jo korrekte të pro-ve dhe kundrave.
"Kërkimi mbi statinat që vazhdon prej mëse 30 vitesh ka gjeneruar një numër të madhe të dhënash nga një popullatë e gjerë pacientësh", pohon autori kryesor Rory Collins, profesor në Universitetin e Oksfordit. Sipas tij rishikimi i The Lancet shpjegon se si të interpretohen në mënyrë korrekte provat e efikasitetit dhe sigurisë së terapisë me këto barna.

"Reduktimi i kolesterolit me 2 mmol/l (rreth 35 mg/dl) nga trajtimi me statina me kosto të ulët si p.sh. me atorvastatinën 40 mg në ditë për 5 vjet në 10.000 pacientë ishte në gjendje të parandalonte efektet kardiovaskulare në 1000 persona me sëmundje vaskulare peristente (parandalim sekondar); dhe në 500 persona në risk si pasojë e moshës apo pranisë së hipertensionit ose diabetit, por që nuk kishin ende një event vaskular (parandalim primar).
Opinionet kundër lidhen me faktin se terapia me statina mund të shkaktojë 5 raste miopatish, një patologji të rrallë që përfshin asteni muskulore dhe mialgji të shoqëruar me një rritje të  kreatinkinazës në gjak që mund të rëndohet deri në rabdomiolizë nëse terapia nuk ndërpritet. "Efekte të tjera anësore të mundshme mund të jenë 5-10 iktuse hemorragjike, 50-100 raste të reja diabeti dhe deri në 50-100 raste dhimbjesh muskulore", pohon Liam Smeeth, bashkautor në "London School of Hygiene & Tropical Medicine".

Sipas autorëve, statinat janë barna efikase e të sigurta, me një rol thelbësor në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare të cilat janë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në të gjithë botën.
Është e pamundur që kërkime të mëtejshme të modifikojnë në mënyrë shkencore raportin aktual mes përfitimeve dhe risqeve nga trajtimi me statina", përfundon Collins.


 

The Lancet 2016. doi: 10.1016/S0140-6736(16)31357-5


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC