Farmaci

dhj72016

Në SHBA aprovohet versioni kuadrivalent i vaksinës antigrip Flublok

tags: Vaxigrip

Administrata e Barnave dhe Ushqimit në Shtetet e Bashkuara (FDA) ka aprovuar versionin kuadrivalent të vaksinës antigrip rekombinante Flublok të prodhuar nga Protein Sciences. Versioni aktual i disponueshëm për sezonin 2016-2017, ishte projektuar për tre shtame: A/California / 7/2009 (H1N1); A/Hong Kong/4801/2014 (H3N2) dhe B/Brisbane/60/2008 (B/Victoria). Ndërsa formulimi i ri kuadrivalent, i injektueshëm, mbron edhe nga B/Phuket/3073/2013 (B/Yamagata). Flublok kuadrivalent do të jetë i disponueshëm për sezonin 2017-2018 dhe njësoj si vaksina paraardhëse, do të indikohet te të rriturit mbi 18 vjeç.
E rekomanduar në 2013-n si vaksinë alternativë te personat me alergji ndaj vezës nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe më pas e aprovuar në të njëjtin vit nga FDA, Flublok trivalente është e vetmja vaksinë anti-grip në treg e prodhuar me teknologjinë e ADN-së rekombinante. Procesi i sintezës parashikon izolimin nga virusi i gripit të hemaglutininës së gripit (Ha), një proteinë që gjendet në sipërfaqen në virale dhe që si një antigjen shkakton përgjigjen imune.

Hemaglutinina kombinohet më pas me pjesë të viruseve të tjera, kombinimi kultivohet në qelizat e insektit në vend të vezës së zakonshme të pulës dhe në fund proteina Ha mblidhet e pastrohet.
Në një komunikatë për shtyp, kompania prodhuese Protein Sciences e përkufizon Flublok kuadrivalent si një zgjedhje të mirë edhe për të moshuarit dhe personat me sistem imunitar të kompromentuar. Sipas prodhuesit në fakt, përbërja ka një aktivitet të trefishtë krahasuar me kuadrivalentët e tjerë.
Në mbështetje të vaksinës së re, prodhuesi citon një studim në më shumë se 9.000 të rritur mbi 50 vjeç, nga ku doli se të vaksinuarit me Flublok kuadrivalent kanë 40% të mundësive më pak për të zhvilluar simptoma gripale në krahasim me të imunizuarit me Fluarix kuadrivalent të Glaxo SmithKline. Efektet anësore më të zakonshme janë dhimbja dhe inflamacioni i vendit të vaksinimit, cefale dhe asteni.


 

Fda - Approved Productshttp://www.fda.gov/BiologicsBloodVaccines/Vaccines/ApprovedProducts/ucm335836.htm


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC