Farmaci

kor202016

Menaxhimi i kolesterolit Ldl pa statina te pacientët me risk të lartë

tags: Statina

Kolegji Amerikan i Kardiologjisë ka publikuar udhëzuesit e përditësuar për menaxhimin e niveleve të kolesterolit LDL (c-Ldl) te pacientët me risk të lartë, në terapi jo me bazë statinash, si ezetimibe dhe inhibitorët e PCSK9 (protein convertase subtilisin/kexin 9).

"Te pacientët që nuk arrijnë një rënie të kënaqshme të niveleve c-Ldl me një statinë, agjenti i parë i linjës së dytë është ezetimibe", shpjegon Donald Lloyd-Jones nga "Northwestern University" në Çikago, i cili ka koordinuar grupin e ekspertëve të ngarkuar për të zhvilluar përditësimin e udhëzuesve me informacione të reja, tashmë i publikuar në "Journal of the American College of Cardiology".

"Duhet të merret në konsideratë shtimi ose zëvendësimi i ezetimibe me një nga inhibitorët e PCSK9, thënë ndryshe alirocumab apo evolocumab", shkruhet në dokumentin ku shpjegohet se rruga e rekomanduar nga vendimmarrësit ka qëllimin që t'i ofrojë mjekëve dhe pacientëve një udhëzues mbi terapitë hipokolesterlomizuese jo statinike, aktualisht të pambuluara nga udhëzuesit klinikë.
Në vitin 2013, Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe Shoqata Amerikane e Zemrës patën theksuar rëndësinë e reduktimit të c-Ldl në parandalimin kardiovaskular, duke identifikuar katër grupe pacientësh që mund të përfitonin nga trajtimi me statina: 

1) individët me dëshmi klinike të sëmundjeve kardiovaskulare aterosklerotike (Ascvd);
 
2) individët me shtim parësor të c-Ldl me mbi 190 mg/dl;

3) individët diabetikë mes moshës 40 dhe 75 vjeç me c-LDL 70-189 mg/dl, pa prova klinike të sëmundjeve kardiovaskulare aterosklerotike;

4) individët pa sëmundje kardiovaskulare aterosklerotike ose diabet, me c-Ldl 70-189 mg/dl dhe risk të vlerësuar për sëmundjet kardiovaskulare aterosklerotike në 10 vjet ≥7,5%.

Pacientët që binin në një nga këto katër grupet udhëzoheshin të merrnin terapinë me statina, me objektivin për të arritur një reduktim prej të paktën 50% të niveleve të c-LDL. 
Por nëse pacientët nuk arrijnë të reduktojnë c-LDL prej të paktën 30-50% me një statinë, dokumenti i përditësuar rekomandon ezetimibe, dhe nëse nuk mjafton, evolocumab apo alirocumab mund të shtohen apo zëvendësohen me ezetimibe.


 

J Am Coll Cardiol. 2016. doi: 10.1016/j.jacc.2016.03.519
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27046161


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC