Farmaci

shk292016

FDA rishikon politikat e saj mbi opiodet për të shmangur abuzimet

tags: OPIOIDET

Administrata e Barnave dhe Ushqimeve në Shtetet e Bashkuara ka lajmëruar një plan të ri veprimi me zbatim të gjerë për të rivlerësuar qëndrimin e saj ndaj barnave opiode në paradigmën risk/përfitim. Ajo po intensifikon kërkesat ndaj kompanive farmaceutike për të prodhuar të dhëna post-shitjeje mbi impaktin afatgjatë të përdorimit të opiodeve. Vdekjet nga overdoza e barnave, ku në krye qëndrojnë overdoza e opiodeve të përshkrueshme dhe përdorimi i drogave të paligjshme si heronia dhe fentanili, janë sot shkaku kryesor i vdekjeve aksidentale në Shtetet e Bashkuara duke ia kaluar edhe aksidenteve rrugore.

Mes nismave të parashikuara nga FDA janë: organizimi i posaçëm i një komiteti ekspertësh para aprovimit të çdo opiodi të ri; konsultimi me Komitetin Këshillimor Pediatrik për opiodet për përdorim pediatrik; modifikimi i etiketave të opiodeve me lirim të menjëhershëm; inkurajimi drejt zhvillimit të formulimeve abuzo-frenuese të opiodeve; gjetja e opsioneve më të mira për menaxhimin e dhimbjes mes të cilave trajtimet alternative.
Këto nisma që mbështeten mbi dëshmi përqendrohen në tri fusha: *ofrimi i informacione mbi praktikat e duhura të përshkrimit të opiodeve; *shtimi i përdorimit të naloksonit kryesisht ai i injektueshëm dhe intranazal të aprovuar së fundi nga FDA; *shtrirja e trajtimit në kombinimin e terapive farmakologjike dhe atyre të këshillimit për të frenuar çrregullimet e abuzimit me substancat.

Përse i intereson farmacistit
Përdorimi i opiodeve është në rritje paralele me ndërgjegjësimin se dhimbja është një gjendje që duhet trajtuar. Por formimi dhe njohuritë mbi një përdorim të përshtatshëm të këtyre barnave janë ende të pakta dhe farmacisti mund të kontribuojë në përmirësimin e këtij aspekti.


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC