Farmaci

shk172016

FDA: Me barnat e skaduara më mirë mos bini në tundim, hidhini

Me barnat e skaduara njerëzit veprojnë në mënyra të ndryshme: ka nga ata që i marrin ndonëse të skaduara, të tjerët i shohin si jo efikase ose të dëmshme. Për të eliminuar dyshimet, Administrata e Barnave dhe Ushqimit (FDA) në Shtetet e Bashkuara tregohet e drejtpërdrejtë: Përdorimi i një bari të skaduar mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin. Data e skadencës e stampuar në paketimin e jashtëm dhe në kontenitorin e barit (blister, flakon, ampulë etj.) përfaqëson një tutelë për shëndetin e konsumatorit. Periudha e vlefshmërisë i referohet asaj për të cilën titullari i autorizimit në treg garanton cilësitë fiziko-kimike, farmakologjike dhe terapeutike të produktit. Ato mbeten të pandryshuara vetëm nëse bari konservohet në mënyrë korrekte dhe sipas modalitetit të indikuar.  

Zakoni për të akumuluar në sirtar konfeksione të barnave që nuk do të përdoren, të destinuara për të skaduar varet nga faktorë të ndryshëm, ndonjëherë ndërpriten terapitë pas pak ditësh nga shfaqja e efekteve anësore, herë të tjera blihen sasi më të larta në krahasim me nevojën. Por sido që të jetë arsyeja, pasi kalon data e skadencës bari duhet eliminuar sepse nuk ka asnjë garanci që është akoma i sigurt dhe efikas. Në fund të periudhës së vlefshmërisë kompozita kimiko-fizike mund të ndryshojë fuqinë dhe karakteristikat, disa formulime mund të pësojnë kontaminime bakteriale (në veçanti ato likuide), ndërsa antibiotikët mund të humbasin efikasitetin duke favorizuar shfaqjen e rezistencës ndaj mikro-organizmave.   

Grumbullimi i barnave të destinuara për të skaduar është gjithashtu subjekt abuzimi, keqpërdorimi, overdoze dhe helmimi aksidental duke përfshirë edhe fëmijët e kafshët.

Përse i intereson framacistit: formimi i përbërësve toksikë është një event jo i shpeshtë, megjithatë barnat e skaduara duhet të eliminohen. Koncepti i skadencës është gjithmonë i lidhur me konservimin në mënyrë korrekte larg burimeve të nxehtësisë, në një vend të thatë dhe larg dritës.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC