Farmaci

nën162015

Acidi acetilsalicilik, gabohet shpesh me diagnozën për alergji

tags: ASPIRINA

Rreth 1/3 e pacientëve kardiologjikë ambulatorë mund të shmangë në mënyrë të gabuar marrjen e acidit acetilsalicilik me bindjen se janë alergjikë ndaj tij. Po ashtu, në shumë raste informacioni i gabuar shkruhet në mënyrë eksplicite në kartelën klinike të pacientit. Këto të dhëna dalin nga një studim, rezultatet e të cilit janë prezantuar në San Antonio gjatë takimit vjetor 2015 të "American college of allergy, asthma & immunology (Acaai)", nga Gabriela Orgeron kërkuese në  "MedStar Union Memorial Hospital" (Baltimora).
"Në 34% të të dhënave grafike listohen simptomat gastro-intestinale (GI), që nuk konsistojnë në një alergji të mirëfilltë ndaj acidit acetilsalicilik (ASA). Nga alergjia ndaj ASA-s mund të pritet angioedemë, anafilaksi, simptoma respiratore dhe reaksione në lëkurë, - specifikon Orgeron. - Dhimbje barku, të përziera, të vjella, hemorragji janë efekte anësore dhe ka procedura për t'i menaxhuar që mund t'i lejojnë  pacientëve të vazhdojnë trajtimin me acid acetilsalicilik pa probleme". 
Orgeron dhe kolegët e saj kanë ekzaminuar të gjitha kartelat klinike (n = 5.052) gjatë periudhës 2 vjeçare (2012 dhe 2013) të ardhura nga një praktikë ambulatoriale kardiologjike. Një total prej 131 klasifikimesh (2.5%) kanë raportuar dokumentimin e alergjisë ndaj acidit acetilsalicilik me efekte anësore në lëkurë, të regjistruara në 26 pacientë (19%), angioedemë në 4 (3.0%), simptoma respiratore në 1 (0.7%)  dhe anafilaksi në 1 (0.7%).
Një total prej 45 kartelash i etiketoi simptomat e traktit gastrointestinal si alergjike dhe 62 nuk kishin dokumentuar në mënyrë të përshtatshme efektet anësore ose e indikuan si "tjetër".
"Njëzet e dy klasifikime kanë indikuar se mjekët kanë vazhduar me trajtimin e desinsibilizimit ose kanë vijuar të trajtojnë pacientin pa e dërguar te një alergolog, duke dalë në përfundimin se bëhej fjalë për një diagnozë të gabuar, sepse nëse një pacient është vërtet alergjik, nuk mund të vazhdojë  të marrë barin", nënvizoi Orgeron. "Nëse një mjek baze ka një pacient me simptoma gjatë një terapie me acid acetilsalicilik, gjëja e parë që duhet bërë është të punojë në kontakt të ngushtë me një alergolog, në mënyrë që të bëhen testet për të vlerësuar llojin e menaxhimit më të përshtatshëm ndaj nevojave të pacientëve", shtoi.
"Simptomat në traktin gastro-intestinal janë të menaxhueshme duke ndërprerë përkohësisht acidin acetilsalicilik ose kombinimin me një inhibitor të pompës protonike pa qenë nevoja e pezullimit total të ASA".
Meqë ky bar konsiderohet si kryesor në trajtimin e pacientëve me risk të moderuar dhe të rëndë për sëmundje koronarike, - nënvizon Orgeron, - këto rezultate kanë implikime me përfshirje të gjerë. Studimi ka përfshirë subjektet që i janë nënshtruar një ndërhyrjeje koronarike, duke prekur një popullatë totale prej 11 mijë pacientësh.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC