Farmaci

tet232015

Nis studimi më i madh mbi efektin e aspirinës në parandalimin e rishfaqjes së tumoreve

tags: ASPIRINA

Ka nisur në Britaninë e Madhe eksperimenti më i madh që synon të tregojë nëse aspirina është në gjendje të parandalojë përsëritjen e tumoreve. Studimi përfshin 11 mijë persona që janë kuruar ose janë ende në trajtim pasi janë prekur nga kanceri i gjirit, prostatës, zorrës së trashë, stomakut ose ezofagut. Autorët shpresojnë të ofrojnë prova shkencore mbi cilësitë anti-tumorale të acidit acetilsalicik, ende të pavërtetuara, por objekt i një debati të ndezur në mjekësi gjatë viteve të fundit.
"Ka pasur disa studime që kanë evidentuar mundësinë se aspirina mund të pengojë rishfaqjen e një tumori, - shpjegon koordinatorja e studimit Ruth Langley nga "University College" në Londër, - por deri më tani nuk është zhvilluar kurrë një studim i mirëfilltë që të ketë dhënë prova të sigurta dhe përfundimtare. Ky trial synon t'i përgjigjet këtij dyshimi njëherë e përgjithmonë. Nëse do të zbulojmë se aspirina vërtet pengon rikthimin e një tumori, kjo gjë mund të ndryshojë të ardhmen e terapive duke ofruar një mënyrë të thjeshtë dhe ekonomike për të parandaluar rishfaqjet  dhe ndihmuar një numër të madh individësh që t'i mbijetojnë kancerit".
Është fjala për fazën e 3 të trialit "Add-Aspirin" dhe do të projektohet në bashkëpunimin e mbi 100 qendrave spitalore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, për një periudhë të parashikuar prej 10 vitesh.
Gjatë studimit të financuar nga "Cancer Research UK" dhe NIHR, enti i kërkimit i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Britani, pacientët do të marrin një tabletë në ditë për 5 vjet. Tabletat do të përmbajnë placebo ose aspirinë në doza të ndryshme dhe në fund të eksperimentit do të zbatohet një analizë statistikore mbi përqindjen e rishfaqjes së tumoreve.
Fiona Reddington nga "Cancer Research UK" e konsideron këtë studim veçanërisht të rëndësishëm sepse rishfaqjet e tumoreve janë shpesh më të vështira për t'u trajtuar krahasuar me shfaqjen e parë të tumorit. Shkencëtarët megjithatë i paralajmërojnë pacientët të mos provojnë të kurohen vetë me aspirinën, duke kujtuar efektet e mundshme anësore, ndonjëherë të rënda të lidhura me një përdorim të kontrolluar të barit. 


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC