Farmaci

qer272015

Nëse pak zink bën dëm, shumë bën edhe më keq

tags: Anemi

Nëse një oligomineral si zinku merret në sasi më të mëdha nga ç'është nevoja, ekziston risku që të ndikojë në absorbimin e një tjetër elementi - bakrit, dhe për pasojë të zhvillohen çrregullime neurologjike e anemi. Në komunitetin shkencor po diskutohet shumë mbi përdorimin korrekt të integratorëve të kripërave minerale e vitaminave, por mbi të gjitha mbi dobinë reale të tyre si suplemente në dieta të çrregullta.
Autorët e një auditi të vogël të publikuar në "Journal of Clinical Pathology" u përqendruan te zinku, një mineral esencial për organizmin, i përfshirë në funksionimin e disa proteinave dhe shumë enzimave me veprim antioksidues. Prania e tij p.sh. është e nevojshme për frymëmarrjen qelizore, aktivitetin e sistemit imunitar dhe shtresat e epitelit. Në bazë të të dhënave të studimit britanik, nevoja ditore për zink është e barabartë me rreth 5.5 - 9.5 mg për burrat dhe 4-7 mg për gratë. Sasi më të mëdha kërkohen në shtatzëni dhe ushqyerje me gji.

Nëse mungesa e zinkut varet nga disa faktorë si eliminimi urinar, përthithja jo e mirë apo marrja e barnave caktuara, përdorimi i suplementeve duhet të kalibrohet në bazë të limitit maksimal të tolerueshëm të përcaktuar në 40mg/die.
Studiuesit ekzaminuan rreth 70 pacientë të cilëve iu diagnostikua një mungesë zinku. Analizuan motivet për të cilat u përshkrua integrimi i tij, si shenjat e plagëve, ulçerave në këmbë, kequshqyerjes, varësisë ndaj alkoolit, alopecia etj. Pastaj, analizuan sasitë e përshkruara të zinkut, efektet e suplementimit në një periudhë të gjatë dhe u kryen ekzaminimet e gjakut. Në 60% të rasteve, mjekët kishin këshilluar sasi zinku më të mëdha nga ç'ishte nevoja, pa mbledhur informacione paraprake mbi nevojën reale dhe pa qenë të ndërgjegjshëm për risqet që duheshin kapërcyer. Aq sa 13 pacientë mbi 70 vjeç zhvilluan anemi, neutropeni dhe simptoma të tjera neurologjike që i atribuohen një mungese bakri të përcaktuar nga një tepri e zinkut. 
Përse i intereson farmacistit: Këshilla kompetente e një profesionisti është e rëndësishme në marrjen e integratorëve dietikë dhe multivitaminikë që nuk kërkojnë përshkrimin e mjekut, por që mund të kenë kundër-indikime të rëndësishme.        


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC