Farmaci

mar92015

20% e të moshuarve rikthehen në spital për shkak të përshkrimeve të gabuara

Tre muaj pas largimit nga spitali, 1 në 5 të moshuar rikthehet atje për shkak të barnave të shumta që merr. Fenomeni është i njohur, por së fundi është përllogaritur nga një studim i udhëhequr mbi të dhënat e regjistrit të shoqatës italiane të mjekësisë së brendshme (SIMI) në Milano, se 6 pacientë në 10 janë të ekspozuar ndaj riskut të ndërveprimeve dhe reaksioneve të rrezikshme për shëndetin për shkak përshkrimeve të gabuara ose ekseseve. Marco Trabucchi, profesor i Neuropsiko-farmakologjisë në Universitetin e Romës "Tor Vergata", e konsideron padyshim të përshtatshme një njohje më të madhe të mekanizmave të barnave nga ana e mjekëve, për të shmangur si problematikat e efekteve të padëshiruara edhe ndërveprimet e principeve të ndryshme që mund të jenë të rrezikshme për pacientët. Bëhet fjalë për një problem të përgjithshëm te personat e moshuar, gjysma e të cilëve merr rregullisht më shumë se 5 barna, por pas një shtrimi në spital, ngarkesa e barnave bëhet edhe më e rëndë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre marrin më shumë se 6 barna të ndryshme çdo ditë.

Ekspertët e SIMI-it pohojnë se përshkrimet më të kujdesshme reduktojnë 10-15% të shtrimeve në spital dhe 30-40% nga kostot e terapive te personat mbi 65 vjeç që sot prekin 16 miliardë euro. Por Trabucchi vë në dukje një tjetër aspekt thelbësor dhe përgjithësisht të lënë pas dore: "Shpesh shtrimet e përsëritura nuk janë pasojë vetëm e një përshkrimi jo-korrekt farmakologjik por edhe një përgatitjeje të përshtatshme të pacientit të moshuar për largimin nga spitali". Pra duhet "të garantohet një pajtueshmëri e mirë nga ana e pacientit dhe familjes së tij dhe sigurohuni që i moshuari t'i besohet duarve të sigurta dhe trajtimeve të përshtatshme. Në shumë raste pacientët kanë edhe deficite konjitive, për të cilat është i nevojshëm një follow up shumë intensiv, nëse duhet të shmanget shtrimi i përsëritur në spital.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC