Farmaci

mar52015

Nga Kanadaja dy raste të rënda nga trajtimi me donepezil

Autoriteti i farmakovigjilencës kanadeze ka lëshuar një paralajmërim mbi dy reaksione të rënda të shfaqura gjatë trajtimit me donepezil, bar i indikuar për trajtimin e simptomave të demencës, dëmtimit të kujtesës dhe ndryshimit të personalitetit të lidhur me forma të moderuara dhe të rënda të sëmundjes së Alzheimerit.
Rasti i parë është rabdomioliza, një konditë e rrallë që përfshin thyerjen masive të qelizave muskulore dhe lirimin në gjak e substancave të përfshira në to. Simptomat janë kryesisht mialgjia, lodhje, urina me ngjyrë të kuqe të errët dhe takikardia. Testi më i besueshëm për diagnozën e rabdomiolizës është matja e kreatinës në gjak, enzimë e liruar nga muskuli i dëmtuar. Nëse kapet në kohë problemi është i zgjidhshëm, por një vonesë në diagnostikim mund të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme aktivitetin elektrik kardiak dhe të çojë në insufiçencë renale.

Rasti i dytë i raportuar gjatë trajtimit me donepezil është sindromi neuroleptik malinj, një reaksion neurologjik i rrezikshëm për jetën e pacientit, që çon në humbjen e vetëdijes, spazma muskulare, ngurtësi, ngritje e nivelit të serumi të kreatinfosfokinazës.. 

Në dokumentet e shqyrtuara nga autoritetet kanadeze, rabdomioliza dhe sindromi neuroleptik malinj janë verifikuar në mënyrë të pavarur, megjithatë rasti i parë mund të rezultojë si një ndërlikim i rastit të dytë. Para përshkrimit të donepezilit është e nevojshme të verifikohet nëse kandidatët për këtë terapi kanë faktorë risku duke përfshirë çrregullimet muskulare, hipotiroidizmin e pakontrolluar apo terapinë shoqëruese me statin, antipsikotikë dhe anti-depresivë, inhibitorë rithithës të serotoninës.

Reaksionet negative ndaj donepezilit ndodhin më shpesh në javën e parë të trajtimit me rritjen e numrit të dozave. Një pacient i cili ankohet për dhimbje muskulare i këshillohet që t'i drejtohet menjëherë mjekut për të bërë një test të gjakut dhe për të matur nivelet e kreatinës.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC