Farmaci

shk62015

Vaksina e anti-grip: efikasiteti vetëm në 23% të rasteve në SHBA

tags: VAKSINAT
Këtë vit vaksina kundër gripit duket efektive vetëm në 23% të rasteve, sipas një analize paraprake të kryer nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin (CDC) në Shtetet e Bashkuara në rreth 2.300 pacientë të trajtuar për sëmundjet respiratore akute dhe të botuara në të përjavshmen "Morbidity and mortality weekly report". Zakonisht imunizimi kundër gripit pengon 60-65% të infeksioneve të rënda për të kërkuar një ekzaminim mjekësor, por këtë vit parandalimi është më pak efektiv se zakonisht për shkak të shtamit viral dominues, H3N2, i cili në gjysmën e rasteve përkon në variante gjenesh që e bëjnë të ndryshëm nga shtamet e mbuluara nga vaksina e sezonit, efektiviteti imunizues i së cilës rezulton i reduktuar. "Edhe në vitet e mira vaksina ka tendencë të jetë më pak efektive kundër H3N2, duke shmangur vetëm 40% të infeksioneve", thotë  Brendan Flannery autor i artikullit, duke kujtuar se në varësi të formulimit vaksina kundër gripit mbulon tre ose katër viruse të ndryshme, por edhe gjatë një sezoni ku vaksina është pjesërisht mbrojtëse kundër një prej shtameve, mbron megjithatë edhe nga të tjerët. "Pikërisht për këtë arsye rekomandojmë fuqimisht vaksinimin", shtoi Flannery, duke shpjeguar se administrimi i barnave antivirale si Oseltamivir dhe Zanamivir mund të zvogëlojë komplikimet te njerëzit e sëmurë ose me rrezik të lartë.
"Te këta pacientë terapia duhet të fillojë menjëherë pas shfaqjes të simptomave, pa pritur për konfirmimin laboratorik", pohon autori, duke theksuar se ky nëngrup përfshin fëmijët nën 5 vjeç dhe në veçanti ata që janë më të vegjël se dy vjeç; të rriturit mbi gjashtëdhjetë vjeç; gratë shtatzëna; bartësit e sëmundjeve kronike si astma, diabeti, kardiopatitë, patologjitë pulmonare dhe renale. Studimet e kryera deri më tani tregojnë se efikasiteti i antiviralëve është më i madh kur administrohen brenda 48 orëve nga fillimi i simptomave të gripit, të cilat mund të çojnë në ethe, kollë, dhimbje fyti, kongjestion të hundës ose rrufë, dhimbje të muskujve, dhimbje koke dhe lodhje.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC