Farmaci

dhj302014

EMA publikon raportin e parë provizor mbi trajtimet për Ebolan

tags: EMA, EBOLA

Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) ka publikuar raportin e parë provizor mbi rishikimin e trajtimeve për Ebola-n në fazën e zhvillimit. Sipas raportit, aktualisht nuk ka prova të mjaftueshme mbi sigurinë dhe efikasitetin e këtyre trajtimeve eksperimentale për sëmundjen e shkaktuar nga virusi Ebola. Çdo informacion tjetër do vihet në dispozicion të shqyrtimeve të mëtejshme për të siguruar tablonë më të mirë të mundshme të të dhënave mbi barnat kundër Ebolas. Rishikimi i EMA-s është ndërmarrë nga Komiteti i Medikamenteve për Përdorim Human (CHMP) në mbështetje të procesit të vendimmarrjes së autoriteteve shëndetësore. Raporti i parë i përkohshëm përfshin informacione mbi shtatë barna eksperimentale që kanë për qëllim trajtimin e pacientëve të infektuar me Ebola:
-BCX4430 (Biocryst);
-Brincidofovir (Chimerix);
-Favipiravir (Fujifilm Corporation/Toyama);
-TKM-100802 (Tekmira);
                                            -AVI-7537 (Sarepta);
                                           -ZMapp (Leafbio Inc.);
                                           -Anti-Ebola F(ab')2 (Fab'entech
)
Të dhënat e vëna në dispozicion për të shtatë trajtimet janë shumë të ndryshme. Një numër modest i trajtimeve është administruar te pacientët gjatë shpërthimit të epidemisë së Ebolës si përdorim për të lehtësuar dhimbjet e të prekurve. Së fundi, ka edhe disa barna të përfshira në raport, të cilat tashmë janë studiuar te njerëzit por për trajtimin e sëmundjeve të tjera me origjinë virale.
Vaksinat për të mbrojtur njerëzit nga marrja e sëmundjes dhe trajtimet që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me virusin Ebola nuk janë përfshirë në raportin në fjalë./AIFA

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC