Farmaci

qer262014

Përdorimi i AIJS rrit rrezikun e fibrilacionit atrial

Përdorimi aktual ose i kohëve të fundit i anti-inflamatorëve mund të rrisë rrezikun e fibrilacinit atrial tek më të vjetrit, sipas një studimi të gjërë të sapo publikuar në British Medical Joyrnal Open. "Tek njerëzit me fibrilacion atrial rritet probabiliteti i iktusit, insufiçenca kardiake dhe reduktohen pritshmëritë e jetës, ndërsa kërkimet e  botuara së fundi lidhin përdorimin e barnave anti-inflamatore jo steroidë, të njohur si AIJS, me një rritje të rrezikut kardiovaskular, përfshirë këtu infarktin" shpjegon Bruno Stricker i Departamentit të Epidemiologjisë në Erasmus Medical Center në Rotterdam në Hollandë, i cili së bashku me kolegët ka analizuar shëndetin kardiak të 8.423 pjesmarrësve në Rotterdam Study, një studim vëzhgimor për statusin shëndetësor i lidhur me disa faktorë të rrezikut në progres që prej vitit 1990 mes të rriturve të moshës 55 vjeç, banues në një lagje të Rotterdamit. "Rastet me fibrilacion atrial janë diagnostikuar duke përdorur ekokardiogramën, ndërsa emrat e barnave të përshkruara janë mbledhur nga farmacitë që bashkëpunojnë në projektin kërkimor" vazhdon kërkuesi, duke theksuar se mosha mesatare e pjesmarrësve ishte 68.5 vjeç dhe më shumë se gjysma e tyre, për të qenë më të saktë 58%, ishin femra. Gjatë periudhës së vëzhgimit, që zgjati mesatarisht më pak se 13 vjet, 857 prej 8423 subjekteve në studim kanë zhvilluar fibrilacion atrial. "Krahasuar me ata që nuk i kanë përdorur kurrë, përdorimi aktual i AIJS u shoqërua me një rritje të rrezikut të fibrilacionit atrial me 76%, duke marrë në konsideratë moshën, gjininë dhe çrregullimet kardiovaskulare para ekzistuese", thekson Stricker. Po ashtu, përdorimi i AIJS në 30 ditët e mëparshme nga diagnoza lidhet me nje rritje 84% të rrezikut nga fibrilacioni atrial. AIJS pengojnë prodhimin e enzimës ciclossigenasi, e cila mund të rrisë presionin e gjakut për shkak të mbajtjes së lëngjeve, duke rritur probabilitetin e zhvillimit të fibrilacionit atrial, spekullojnë autorët. "Nga ana tjetër përdorimi i AIJS mund të tregojë praninë e një inflamacioni që mund të rrisë rrezikun e fibrilacionit" shton studiuesi.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC