Ushqyerje

shk272024

Suplementet e acidit hialuronik dhe çrregullimet muskuloskeletore: më pak dhimbje dhe ngurtësi

Rëndësia e parandalimit bëhet akoma më evidente me shtimin e personave të prekur nga çrregullimet muskuloskeletore dhe rezultatet e një studimi të ri tregojnë potencialin e acidit hialuronik në ruajtjen e shëndetit të gjunjëve dhe në parandalimin e dhimbjes dhe ngurtësisë.

Gjuri i sforcuar
Për studimin klinik, u rekrutuan 56 individë të shëndetshëm në moshën e mesme dhe të moshuar, të cilët ndiqnin një rutinë ushtrimesh (kryesisht jogging) dhe ishin në gjendje të vazhdonin stërvitjen normale, pavarësisht se kishin shqetësime në gjunjë. Individët e rekrutuar u ndanë në dy grupe: njëri grup i trajtuar me placebo dhe tjetri, me acid hialuronik për 12 javë. Vlerësimi i ndikimit të dhimbjes në gjunjë te pjesëmarrësit u krye përmes përdorimit të Shkallës Analogjike Pamore (VAS), në fillim të studimit dhe 6 e 12 javë pas fillimit të trajtimit. Gjithashtu, u kryen testime të ndryshme, në fillim dhe pas 12 javësh, për të vlerësuar lëvizshmërinë, përmes testit të rrezikut për sindromin lokomotor, si dhe forcën e ekuilibrin, përmes një testimi të kohës së kaluar duke qëndruar me një këmbë, me sytë hapur.

Acidi hialuronik redukton dhimbjen, ngurtësinë dhe shqetësimet në gjunjë
Rezultatet tregojnë se marrja nga goja e acidit hialuronik (111 mg/ditë) për 12 javë, ka reduktuar të gjitha pikët VAS për dhimbjen, ngurtësinë dhe shqetësimet në gjunjë. Hamendësohet se efekti përfitues lidhet me veprimin e tij antiinflamator, i ndërmjetësuar nga receptori toll-like-4, i pranishëm në epitelin intestinal. Me qëllim parandalimin e përparimit të çrregullimeve të tilla si gonartroza, është më mirë që ato të trajtohen kur janë në stad fillestar, si për shembull në momentin që të prekurit shfaqin shqetësime në gjunjë, përpara se të kalojnë në fazë të rëndë, për shkak të plakjes dhe stërvitjes së tepërt. Acidi hialuronik ka rezultuar i sigurt dhe efikas në reduktimin e dhimbjes së gjunjëve te vrapuesit e shëndetshëm, në bazë të ekzaminimeve të gjakut që kanë vlerësuar parametra të ndryshëm.

"Këto rezultate tregojnë një ndikim potencial të suplementeve ushqimore në parandalimin ose rrallimin e përparimit të çrregullimeve muskuloskeletore të lidhura me garën. Studime të ardhshme duhet të eksplorojnë më tej mënyrat optimale të trajtimit dhe kombinimet e mundshme me substanca të tjera përfituese", përfundojnë autorët.

Burimi:
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC10792404/


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC