Ushqyerje

qer222016

Kanceri i gjirit, frutat dhe pijet alkoolike modifikojnë riskun

tags: Fruta

Dy studime të publikuara në "British Medical Journal" ofrojnë informacione të reja për rolin e dietës në kancerin e gjirit. I pari i koordinuar nga Walter Willett, profesor në "Brigham and Women's Hospital and Harvard Medical School" ka përfshirë 90.000 infermiere amerikane që kanë plotësuar pyetësorët lidhur me ushqyerjen në epoka të ndryshme të jetës së tyre. Gjatë 22 viteve follow-up janë verifikuar më shumë se 3.200 raste me kancer gjiri invaziv dhe gratë me konsum më të madh frutash në adoleshencë, mesatarisht 2.9 porcione në ditë, shfaqnin një risk më të ulët për kancer gjiri me 25%, në krahasim me bashkëmoshataret që merrnin sasi më të vogla, pra 0.5 porcione në ditë.

Në studimin tjetër me autore kryesore Marie Dam nga "University of Southern Denmark" në Kopenhagen, te rreth 22.000 gra daneze në post-menopauzë u zbulua konsumi i alkoolit në 5 vjet distancë njëra nga tjetra. Gjatë 11 viteve follow-up 1.050 gra kanë zhvilluar një tumor në gji dhe 1.750 një sëmundje koronarike. "Në total gratë që në harkun e 5 vjeçarit të vëzhgimit kanë rritur konsumin e pijeve alkoolike nga 7 në 14 pije në javë, kishin një risk më të madh kanceri në gji por më të ulët për sëmundje kardiake në krahasim me bashkëmoshataret, ku konsumi i alkoolit është ruajtur i qëndrueshëm", shpjegon Dam, duke përfunduar se zvogëlimi i marrjes se alkoolikeve nuk ka rezultuar në mënyrë domethënëse i lidhur me ndonjë variacion të frekuencës së dy përgjigjeve.

Në një editorial shoqërues Timothy Key nga Universiteti i Oksfordit, shkruan: "Pavarësisht se duhen studime të tjera për të arritur në përfundime shteruese për rolin mbrojtës të konsumit të frutave në adoleshencë mbi riskun e kancerit në gji, frutat dhe perimet kanë efekte të njohura në shëndet dhe prandaj duhet të konsumohen në sasi të mëdha në të gjitha moshat. Në Mbretërinë e Bashkuar, megjithatë konsumi i frutave dhe perimeve mes moshës 11 dhe 18 vjeç është me tre porcione në ditë dhe vetëm 10% e adoleshentëve e arrin objektivin e rekomanduar me 5 porcione në ditë".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC