Ushqyerje

tet232014

Ortoreksia, mania e ushqyerjes së shëndetshme që dëmton shëndetin

Ekziston një vijë ndarëse shumë e hollë mes të ushqyerit me kujdes dhe manisë për ushqime të shëndetshme, edhe pse paradoksale, kapërcimi i këtyre limiteve kthehet në sëmundje sepse çon në eleminimin drastik të shumë ushqimeve dhe limitimin e jetës sociale. Për mënyrën se si mund të dallojmë shenjat e para të ortoreksisë nervoze na flet Thomas Dunn, profesor i psikologjisë në Universitetin e Kolorados së Veriut dhe bashkautor i shkrimit të publikuar në revistën''Psychosomatics'', ku përshkruhen kriteret diagnostikuese. Disa nga simptomat që vë në listë Dunn dhe që mund të jenë nën vëzhgimin e farmacistit janë: ndjekja e një diete të paekuilibruar për shkak të pastërtisë së ushqimit; frika se duke ngrënë ushqime jo të shëndetshme kompromentojnë shëndetin fizik ose emocional; shmangia e plotë e ndonjë ushqimi të konsideruar i 'pashëndetshëm' si ato që përmbajnë yndyrna, konservantë, shtojca ose produkte shtazore; blerja apo përgatitja e lloje të caktuara të ushqimeve që personi beson se janë të "përsosura"; ndjesia e fajit nëse ka ngrënë një ushqim të konsideruar jo të "pastër" sipas tij; mostolerimi i mendimit mbi marrjen e ushqimeve nga të tjerët; harxhimi i një pjese të konsiderueshme të të ardhurave për blerjen e ushqimeve ideale. Sondra Kronberg, drejtues i shoqatës ''Eating Disorder Treatment Collaborative'', thotë se "një domethënie të madhe ka mënyra se si të fiksuarit mbas ushqimeve ndërhyn në cilësinë e jetës dhe aftësitë sociale. Të ushqyerit ortoreksik kthehet thuajse në një fe, shndërrohet nga një preferencë në një status social. Ju nuk mund të dilni të hani jashtë me një mik. Nuk mund të shkoni në një festë. Ndiheni të detyruar të merrni ushqimin tuaj kudo që shkoni''.
Në këto kushte, ortoreksia nervoze, edhe pse ende nuk ka një klasifikim të saktë klinik, afrohet shumë me kuadrin diagnostikues të versionit të fundit të ''Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders'', klasifikikuar nën emrin e "Çrregullimi i marrjes së kufizuar ose shmangies së ushqimit".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC