Njoftime

nën32015

Libraria e parë në Tiranë dedikuar profesionistëve të shëndetit

Për herë të parë në Shqipëri hapet një librari e cila sjell për studentët dhe profesionistët e shëndetësisë botimet më të fundit dhe titujt më të njohur të dalë në qarkullim gjatë viteve të fundit.

Nëse më parë studentët e mjekësisë në Shqipëri por edhe profesionistët e kishin të vështirë, në mos të pamundur të shtinin në dorë vëllime prestigjioze si "Nelson Essentials Of Pediatrics", "Gray's Anatomy For Students", "Sobotta Atlas Of Human Anatomy", "Guyton And Hall Textbook Of Medical Physiology", "Oral and Maxillofacial Surgery" dhe shumë të tjera, "LIFE" e ofron tashmë këtë mundësi posaçërisht për ta.
Veç titujve në gjuhën angleze, "LIFE" mundëson pasqyrimin e zhvillimeve më të fundit në profile të ndryshme të mjekësisë edhe nëpërmjet botimeve në gjuhën italiane. "Farmacologia Medica Ed Elementi Di Terapia", "Rugarli Medicina Interna Sistematica", "L' Abc Del Metodo Clinico",  "Chirurgia", "Le Basi Biologiche Della Vita", "Manuale di Endodonzia" e shumë të tjera, vijnë në dispozicion të lexuesit të specializuar në vend.

Crash Course-t apo "kurset intensive" janë një tjetër kategori librash utilitarë në këtë librari që kanë si target studentët. Sekreti i suksesit të tyre qëndron në faktin se janë vëllime unike që përfshijnë temat klinike kryesore nga i gjithë programi mjekësor. Në to studentët mund të gjejnë të gjitha informacionet që iu nevojiten në një vend të vetëm, kursejnë kohë dhe sigurisht me objektivin për të arritur suksesin në provime.
Hapja e kësaj librarie përbën një ngjarje të rëndësishme edhe për rrethet akademike pasi sjell në Shqipëri botimet më të mira të njohura si të tilla në nivel ndërkombëtar, nga shtëpitë botuese më në zë si "Elsevier", "Mosby", "URBAN & FISCHER" etj. Këto kanë një traditë të konsoliduar dhe fizionomi të arrirë në botimin dhe promovimin e këtyre librave, duke përmbledhur emrat më të shquar dhe kurrikulat më të pasura.
Për të gjithë të interesuarit që duan të shfletojnë së pari online informacione lidhur me titujt që kërkojnë, duhet të vizitojnë portalin www.life.com.al , ku mund të konsultohen me skedën dhe çmimin e secilit libër. Ky portal ofron edhe mundësinë e blerjes online me transfertë bankare ose kartë krediti. Futuni dhe zbuloni se sa e thjeshtë është të blini librin që dëshironi.

Gjithashtu mund të vizitoni librarinë në adresën Rruga e Barrikadave, Pallati "Galeria e Tiranës" (ose ish-Kinema 17 Nëntori), kati i tretë, Tiranë./ D.Gj.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC