Lajm Formues
Mukoziti oral nga kemio-radioterapia: prezantimi, parandalimi, trajtimi
![](/cont/files/mukoziti oral.jpg)
Prezantimi
Kaviteti oral është veçanërisht i ndjeshëm ndaj efekteve nekrotike të rrezatimeve dhe disa barnave antiproliferative të përdorura në onkologji.
Simptomat karakteristike të mukozitit janë:
· thatësia orale;
· djegie dhe dhimbje në zonën e prekur nga hollimi i indeve;
· rritje e ndjeshmërisë ndaj të nxehtit dhe të ftohtit;
· eritemë e përhapur në zgavrën orale;
· vështirësi në gëlltitje, përtypje dhe të folur;
· formim i lezioneve erozive dhe hemorragjike, ulçer dhe arna të bardha;
· komplikacione infektive
Mukoziti manifestohet në rreth 40% të pacientëve që i janë nënshtruar terapisë antitumorale dhe në tërësinë e atyre të trajtuar me radioterapi për një neoplazi kokë-qafë. Ka një impakt të ndjeshëm në cilësinë e jetës sepse, duke ndërhyrë me aftësinë për t'u ushqyer mund të japë kequshqyerje, rënie të masës trupore, ndryshime elektrolitike, dobësim të sistemit imunitar, septicemi dhe vështirësi në menaxhimin e terapisë. Zhvillimi i mukozitit është i lidhur me dozën dhe regjimin e fraksionimit të radioterapisë. Simptomat shfaqen pas 15 ditësh dhe vazhdojnë për disa muaj. Zonat më të prekura janë qiellza e butë, gjuha dhe dyshemeja e zgavrës orale.
Parandalimi dhe trajtimi
Zhvillimi i mukozitit oral favorizohet nga disa sjellje si duhanpirja, abuzimi me alkoolin, mungesa e higjienës orale dhe dieta me ushqime pikante ose acidike. Para se të fillohet radio-kemioterapia, këshillohet një kontroll stomatologjik dhe një verifikim i pozicionimit korrekt të protezave.
Shpëlarjet me kolutorët analgjezikë dhe anti-inflamatorë pa alkool me bazë benzidaminën ose verbascoside-n, ndihmojnë në heqjen e mbetjeve të ushqimit dhe e mbajnë të njomë zgavrën orale, dhe janë të nevojshme për të parandaluar e trajtuar simptomat e mukozitit. Këshillohet gjithashtu që dhëmbët të lahen me furçë të butë për rreth 3 minuta çdo 4 orë, duke e shpëlarë shpesh gojën me ujë të vakët. Përdorimi i probiotikëve, në veçanti i Lactobacillus brevis CD2, prodhues i arginina deaminasi është treguar i dobishëm në parandalimin e incidencës dhe përshkallëzimit të mukozitit.
Pyetje esenciale
Çfarë e shkakton mukozitin?
Cilat janë zonat më të prekura të zgavrës orale?
Çfarë sjelljesh duhen shmangur?
![](/cm/img/btn_casoclinico.png)
Pas një cikli radioterapie Armandi C., 55 vjeç, ka zhvilluar një formë mukoziti oral shumë të bezdisshëm. Përveç kolutorit për të kufizuar përhapjen e inflamacionit dhe për të zbutur dhimbjen, po eksperimenton metoda të ndryshme natyrale.