Lajm Formues

Varikocelat: prezantimi, diagnoza, trajtimi

Prezantimi
Varikocela paraqitet si një grup venash të fryra dhe të prekshme (variçe venoze) të cilat ngjajnë me një qese krimbash mbi testikul. Në 85% të rasteve varikocela gjendet në testikulin e majtë. Në këtë anë në fakt, vena testikulare përfundon në venën renale e cila është pa valvul anti-refluks dhe që rezulton më shpesh e kompromentuar duke ndërhyrë me rrjedhën e rregullt të gjakut nga skrotumi.

Simptoma dhe diagnoza
Në pjesën më të madhe të rasteve varikocela është asimptomatike sepse përhapja e venave është e lehtë. Kur manifestohet karakterizohet nga një ndjesi rëndese ose një dhimbje të lokalizuar në testikul, mbi të gjitha pas ushtrimeve fizike, në raportin seksual, në mungesë të lëvizjes për një kohë të gjatë ose kur bën vapë. Diagnoza shpesh rastësore arrihet me një ekzaminim objektiv të testikujve dhe një ekografi të skrotumit e nevojshme për të përjashtuar shkaqe të tjera që mund të motivojnë ënjtjen e testikujve, të tilla si përdredhja e testikulit, orkitisi, epididimiti dhe tumori. 

Trajtimi
Venat e përhapura të varikocelës shkaktojnë një rritje me pak gradë të temperaturës së skrotiumit duke ndërhyrë në prodhimin e spermatozoteve dhe të spermës. Prandaj një nga pasojat e mundshme është dëmi në funksionin testikular duke ndikuar në fertilitetin e mashkullit. 40% e burrave që vuajnë nga steriliteti kanë varikocelën, por në mungesë të çrregullimeve nuk është e nevojshme të trajtohet. Ndërsa kur përfaqësojnë një faktor risku për funksionin riprodhues mund të jetë e domosdoshme të vlerësohet nevoja për ta korrigjuar me një ndërhyrje kirugjikale specifike për të bllokuar venat testikulare të përhapura dhe për të detyruar gjakun venoz të kalojë në një rrugë alternative.       


Pyetje esenciale

Nga cila anë manifestohet me shpesh varikocela?
Është gjithnjë simptomatike?
Cilat janë pasojat e varikocelës?


Ferdinandi është 34 vjeç, i martuar prej dy vitesh dhe bashkë me të shoqen po përpiqen të kenë një fëmijë. Megjithatë ende nuk ia kanë dalë. I është diagnostikuar një varikocelë, por duke mos pasur asnjë bezdi është i pavendosur nëse duhet t’i nënshtrohet operacionit, sepse nuk është i bindur që ky ëshë shkaku i infertilitetit të tij.
 
    A është i saktë mendimi i Ferdinandit?

A

Po, edhe po të përmirësohej prodhimi i spermës pas operacionit, nuk ka siguri që operacioni do të ishte një zgjidhje për sterilitetin

B

Jo, varikocela është gjithnjë shkaku kryesor i infertilitetit

C

Nevojitet të merret në konsideratë edhe mendimi i bashkëshortes

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC