Lajm Formues

Karcinoma pulmonare

Karcinoma pulmonare është neoplazia me normën më të lartë të incidencës dhe vdekshmërisë në botë (1,35 milionë raste të reja në vit dhe 1,18 milionë vdekje), me frekuencë më të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë. Në Shtetet e Bashkuara, në vitin 2006 karcinoma pulmonare është diagnostikuar në 60 persona për çdo 100.000 banorë; në të njëjtën periudhë kanë vdekur nga ky tumor rreth 52 njerëz për çdo 100.000 banorë. Në Itali, në vitin 2004 kanë vdekur 32.840 persona nga karcinoma pulmonare. Në periudhën midis viteve 1998 dhe 2002, karcinoma pulmonare për nga frekuenca  u rendit e treta për seksin mashkull dhe e katërta për seksin femër. Për sa i përket vdekshmërisë, karcinoma pulmonare përfaqëson shkakun kryesor të vdekshmërisë tek meshkuj dhe të dytin tek femrat (pas kancerit të gjirit). Në 90% të rasteve shkak është pirja e duhanit, faktorë të tjerë rreziku janë ekspozimi ndaj asbestit dhe ndotja. Janë identifikuar mutacione në onkogjenet ras dhe myc dhe në gjenin supresor p53.

Njihen lloje të ndryshme karcinomash:
- karcinoma bronkogjenike e epitelit respirator; 
- qeliza jo të vogla; është rasti që nëse kapet në fazat e para ka një rezultat më të favorshëm dhe përfaqëson 70% të tumoreve a)
- skuamoqelizore me qëndër në lobet e sipërme, jep metastaza të hershme
- aplastike me qeliza të mëdha, zonë periferike, jep metastaza të hershme 
- aplastike me qeliza të vogla; evolon shpejt duke dhënë metastaza në 70% të rasteve (tipike për duhanpirësit) 
- bronkoalveolar; tipike për duhanpirësit.

Simptomat janë përfaqësuar shpesh me: kollë, hemoptizi, dispnea, hemoftoe, ngjirje e zërit (komprimim i nervit të laringut) dhimbje në shpatull dhe krah prej përfshirjes së pleksit brankaial dhe në faza më të avancuara, temperaturë gjatë natës dhe kaheksi neoplastike. Diagnoza bëhet nëpërmjet rrezeve-X apo CT të gjoksit ndjekur nga biopsia CT-e udhëzuar. Trajtimi kirurgjik bëhet në tre fazat e para të klasifikimit TNM, në fazën IV shtohet rrezatimi i shoqëruar me kimioterapi që nuk zgjasin jetën më tepër se 6 muaj. Tumori me qeliza të vogla është ai që i përgjigjet më mirë kimioterapisë në rreth 90% të rasteve, megjithëse në 90% të rasteve ekziston rreziku i ripërsëritjes pas 5 vitesh për më tepër nëse nuk ndërpritet duhani,  në mënyrë që prognoza të bie vetëm 5% pas 5 vjetësh. 

Pyetjet esenciale 
Pini duhan?
Çfarë pune bëni? 
Jeni në kontakt ose keni qënë me substanca irrituese për vite me rradhë?
Histori familjare?

Zoti B.P, 67 vjeç me anamnezë të kaluar për BPCO paraqet prej disa muajsh simptomat e mëposhtme:
kollë, dispnea, dhimbje gjoksi, ethe.
 
    Duke qënë simptomat e mësipërme në mesin e atyre të dyshuara për karcinomë pulmonare, cila mund të jetë një diagnozë diferenciale?

A

pneumoni

B

pneumocitozë

C

të dyja

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC