Shëndetësi

pri82024

Gripi i shpendëve. Raporti i ECDC dhe EFSA mbi strategjitë dhe vaksinat

Në botë, ku gripi i shpendëve (H5N1) vazhdon të jetë kërcënim, si për kafshët e egra, ashtu edhe për bagëtitë, po ngjallen akoma më shumë shqetësime në lidhje me probabilitetin që ky virus mund të transmetohet te njerëzit, duke shkaktuar pandemi të mundshme.

Së fundmi, në SHBA, janë zbuluar raste me grip shpendësh H5N1 te më shumë se 200 gjitarë, përfshirë edhe dhitë e bagëtitë, duke sinjalizuar vatrën e parë te bagëtitë që prodhojnë qumësht më 25 mars 2024. Këto zhvillime kanë ngjallur frikë për një transmetim të mundshëm nga gjitari te njeriu, me një rast të konfirmuar në Teksas, për shkak të kontaktit me bagëtitë që prodhojnë qumësht të infektuara.

Paralelisht, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), publikuan një raport të përbashkët, në të cilin evidentohen nxitësit që kontribuojnë në aftësinë transmetuese që ka virusi H5N1 për t'u përhapur te njerëzit, duke shtuar edhe potencialin për pandemi. Raporti thekson rëndësinë e përfshirjes së faktorëve të brendshëm, të lidhur me karakteristikat e virusit dhe me ndjeshmërinë e pritësit, si edhe të faktorëve të jashtëm, të tillë si ekologjia e specieve pritëse dhe veprimtaritë njerëzore, të cilat mund të shtojnë ekspozimin e gjitarëve dhe njerëzve ndaj viruseve të gripit të shpendëve. Transmetimi nga zogjtë e infektuar te njerëzit, aktualisht po konsiderohet si një ngjarje e rrallë në BE/HEE, pa infektime të konfirmuara te njerëzit. Megjithatë, duhet të jemi vazhdimisht vigjilentë dhe të përgatitur për shkak të potencialit të transmetimit të virusit te njerëzit dhe kërcënimit të mëtejshëm për pandemi. Ndër masat e propozuara për reduktimin e rrezikut, përfshihen fuqizimi i mbikëqyrjes së njerëzve dhe kafshëve, qasja ndaj diagnostikimeve të shpejta, nxitja e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të sektorit të kafshëve dhe atij të njerëzve dhe zbatimi i masave parandaluese, të tilla si vaksinimi i shpendëve.

Raporti i përbashkët i ECDC dhe EFSA hedh dritë mbi nevojën për komunikim efikas me popullatat e  ndryshme të përfshira, mbi fuqizimin e infrastrukturës veterinare, mbi zbatimin e masave të sigurisë biologjike në mbarështime dhe mbi reduktimin e kontakteve ndërmjet faunës së egër, njerëzve dhe kafshëve shtëpiake. Ruajtja e një distance të përshtatshme midis shpendëve dhe kafshëve me pupla, sidomos në zonat me dendësi të lartë të anatidae, rezulton strategji kryesore për reduktimin efikas të rrezikut.

Si përfundim, rastet me grip shpendësh H5N1 te gjitarët në SHBA, së bashku me shqetësimin e shtuar për një pandemi të mundshme nga këto viruse, të evidentuara në raport, theksojnë rëndësinë e vigjilencës së vazhdueshme dhe të masave proaktive për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve nga këto kërcënime.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC