Shëndetësi

nën82016

Zgjedhjet në SHBA: Propozimet e dy kandidatëve në sektorin farmaceutik

tags: BARNA

Sot është dita e zgjedhjeve të shumëpritura në Shtetet e Bashkuara dhe me interes është një pasqyrim që revista "Pharma Times" i ka bërë qëndrimeve të dy kandidatëve presidencialë, Hillary Clinton dhe Donald Trump, në lidhje me sektorin farmaceutik. Përtej ndryshimeve drastike në pothuaj të gjitha aspektet e fushatës elektorale, artikulli nënvizon se në këtë fushë diferencat nuk janë aq domethënëse. 

Gjatë fushatës së tij Trump u fokusua në ristrukturimin e të ashtuquajturës "Obamacare" (Patient Protection and Affordable Care Act), reforma shëndetësore e kërkuar nga presidenti në ikje. Trump nuk kërkon një abrogim të plotë të saj, por ndërhyrje të fokusuar, si p.sh. të reduktohet kostoja e barnave duke ri-hapur mundësinë e importimit dhe shtimit të numrit të gjenerikëve në treg. Në fakt, aktualisht nuk lejohet të importohen barna të prodhuara jashtë Shteteve të Bashkuara dhe qytetarët shpesh shtrëngohen të organizojnë importime të paligjshme dhe blerje online në Kanada e Meksikë. Trump synon t'i zhdukë këto barriera, duke ngarkuar Administratën e Barnave dhe Ushqimit (FDA) të fillojë një proces aprovimi për këto produkte. Enti rregullator, sipas kandidatit republikan, duhet gjithashtu të nxitë autorizimin e versioneve të reja ekuivalente me kosto të ulët.

Edhe Klinton synon të shtojë numrin e produkteve në treg për të kontribuuar në reduktimin e kostove, duke i dhënë impuls konkurrencës. Planet e saj parashikojnë gjithashtu që kompanitë farmaceutike duhet të ri-investojnë një përqindje shtesë të të ardhurave të tyre në kërkime dhe zhvillimin e kurave të reja, përndryshe nuk do të mund të marrin më fonde federale. Aspekti tjetër interesant i planeve të Klinton lidhet me publicitetin e drejtpërdrejtë ndaj konsumatorëve, që në SHBA lejon të promovohen barnat etike në televizion dhe gazeta. Një praktikë që ka rezultuar në rritje me 60% mes viteve 2012 - 2015, me një shpenzim nga ana e kompanive të barabartë me 5.2 miliardë dollarë vetëm në 2015. Klinton kërkon të aprovohet një normativë e cila kërkon shqyrtimin paraprak të spoteve publicitare nga FDA para servirjes në publik. Kandidatja demokrate, - nënvizon Pharma Times, - dëshiron gjithashtu që të reduktojë eskluzivitetin e patentave nga 12 në 7 vjet; t'i japë prioritet produkteve që nuk kanë alternativa terapeutike në treg dhe të lejojë importimin individual të barnave. Në fund, të dy kandidatët janë dakord mbi faktin që programi federal i asistencës shëndetësore Medicare duhet të negociojë mbi çmimet e barnave./D.GJ.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC