Shëndetësi

jan272016

Shtyhet sërish Provimi i Shtetit për farmacistët

Agjencia Kombëtare e Provimeve kishte njoftuar se provimi i shtetit për të diplomuarit në shëndetësi do zhvillohej në fund të janarit 2016, por jemi në ditët e fundit të këtij muaji dhe ende nuk ka një njoftim për datat e zhvillimit në faqen zyrtare të AKP-së apo të ministrive përkatëse.

Fillimisht provimi ishte parashikuar të zhvillohej në dhjetor, por një urdhër i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit (datë 07.12.2015) e motivonte shtyrjen e provimit me verifikimet që po kryheshin mbi procedurat e zhvillimit të provimit dhe të dosjeve të kandidatëve për të marrë licencën. 

Të dyja ministritë kanë njoftuar paraprakisht se ekspertët e tyre janë duke përpiluar raportin mbi verifikimin e procedurave të lëshimit të licencave për profesionistët e rinj dhe pas përfundimit të tij do të organizohen edhe provimet e  shtetit për aspirantët në një nga profesionet e shëndetësisë.

Burime nga AKP bëjnë me dije se duhet të presim muajin shkurt për shpalljen e datave të provimit të shtetit, në të cilin do të marrin pjesë rreth dy mijë kandidatë për mjekë, farmacistë, stomatologë, infermierë, mami, logopedë, teknikë imazherie dhe laboratori./D.GJ.

Konsultohuni këtu me programet orientuese dhe fondin e pyetjeve të cilat kanë mbetur të pandryshuara.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC