Shëndetësi

dhj292015

Këshilli Kombëtar miraton buxhetin e UFSH. Farmacistët: Publikoni shpenzimet e detajuara

tags: UFSH

Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Farmacistëve ka miratuar buxhetin që do të ketë në dispozicion UFSH për vitin 2016. Buxheti është miratuar që në datën 18 dhjetor kur dhe është zhvilluar mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar të UFSH . Por ende ky buxhet nuk është bërë publik për farmacistët, ndonëse fondet për buxhetin grumbullohen nga kontributet e farmacistëve gjatë regjistrimit të tyre si anëtarë të UFSH. Por ashtu sikurse dhe një vit më parë edhe tani farmacistët këmbëngulin të mësojnë në mënyrë të detajuar se si shpenzohen kontributet e tyre. Sa është në total buxheti i UFSH? Madje nuk dihen pagat mujore të vetë administratës së UFSH për të cilët thuhet se kanë paga mujore të majme.

Nuk dihet cila është paga mujore e presidentes së UFSH, zj. Diana Toma ?
Farmacist33.al ka tentuar disa herë të kërkojë informacion mbi pagat mujore të administratës së UFSH me qëllim që ta bëjë publik bazuar në interesin e farmacistëve, por ky informacion nuk i është vënë në dispozicion. Ndonëse transparenca është detyrim ligjor për UFSH si ent publik, UFSH heziton ta bëjë këtë gjë . Të paktën buxheti i detajuar duhej publikuar në faqen zyrtare të UFSH ku dihet se një pjesë sado e vogël e kontributeve të farmacistëve shkon për mirëmbajtjen e kësaj faqeje e cila synon informimin e tyre.  Farmacist33.al do të insistojë sërish për të mësuar se sa paguhen drejtuesit e UFSH. Në rast të refuzimit të informacionit Farmacist33.al do t'i drejtohet Komisionerit për të drejtën e informimit  i cili monitoron zbatimin e ligjit.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC