Shëndetësi

sht112015

Gripi: Kthehet shtami i vjetër. Ekspertët: Situatë anormale

tags: GRIP
Mes shtameve të gripit të ri që pritet të vijë dimrin e ardhshëm është identifikuar edhe A/H1N1, i izoluar në Kaliforni në vitin 2009, por ende shumë agresiv. Sipas Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara bëhet fjalë për një situatë të pazakontë, sepse "në përgjithësi viruset e gripit ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa për herë të parë i njëjti virus vazhdon të qëndrojë aktiv prej 5 vitesh". Në këto rrethana është e vështirë të bëhen parashikime mbi intensitetin dhe impaktin e gripit që do të vijë këtë sezon, duke qenë se zakonisht agresiviteti i të njëjtave viruse vjen duke u ulur nga një sezon në tjetrin. Ndryshe nga të tjerët, ky virus ka ruajtur rrezikshmërinë e tij aq sa ka shkaktuar afërsisht një të tretën e rasteve të rënda dhe vdekjeve nga gripi sezonin e kaluar, në Shtetet e Bashkuara. 
Ekspertët përsërisin se i vetmi mjet parandalimi në dispozicion mbetet vaksina dhe Instituti i Lartë i Shëndetësisë në SHBA  bën me dije se "A/H1N1 do të përfshihet ende në vaksinën e sezonit të ardhshëm. Përveç tij, vaksina do të përmbajë proteina nga dy shtame të tjera: të A H3N2 i izoluar në Zvicër dhe një shtami  B Pukhet me origjinë aziatike".
Gripet që qarkulluan në Shqipëri dimrin e kaluar (në 2014/2015) ishin AH1N1pdm09 dhe AH3N2,  të cilët u përfshinë në vaksinat e gripit të tregtuar në vend. Ndërsa Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore autorizoi importin e shtameve të tre vaksinave: Vaxigrip (prodhim i Sanofi Pasteur); Fluarix (prodhim i GSK); Influvac (prodhim i Abbott).

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC