Shëndetësi

sht102015

OBSH: Kundër mosbesimit ndaj vaksinave nevojitet komunikim

tags: OBSH
Është emërtuar "vaccine hesitancy" (hezitimi ndaj vaksinave) fenomeni aq i përhapur e shqetësues, i cili ka nxitur Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të ndërmarrë strategjitë për ta kundërshtuar. OBSH ka botuar një numër të veçantë të revistës "Vaccine" ku ekspertët ballafaqohen për të kuptuar se cilat janë rrugët më të mira për të mbyllur të ashtuquajturin "immunization gap" (hendeku në imunizim), apo faktin që 1 në 5 fëmijë nuk i merr vaksinat rutinë. Ndërsa, rreth 1.5 milionë vdekje çdo vit mund të shmangen falë mbulimit të plotë me vaksina.   
Mosbesimi ndaj vaksinave është fryt i frikës së pabazë por të vështirë për t'u çrrënjosur lidhur me sigurinë e vaksinave, për të cilat po shtohet dezinformimi, mosbesimi te profesionistët dhe asistencën shëndetësore, barrierat gjeografike dhe përhapja e shpejtë e legjendave urbane si ajo që e lidh vaksinimin me sterilitetin. OBSH nënvizon rolin thelbësor të një komunikimi korrekt. Por si duhet të jetë ky komunikim që të rezultojë vërtet efikase?
Indikacione interesante mbërrijnë nga një studim i drejtuar e koordinuar nga Zachary Horne prej Universitetit të Ilinoisit dhe i publikuar në revistën "British Medical Journal". Sipas tij rezultate më të mira arrihen duke iu ofruar qytetarëve informacione mbi risqet që lidhen me sëmundjet e transmetueshme dhe të shmangshme me anë të vaksinave, më shumë se sa me kundërshtimin e ideve të gabuara për risqet e vaksinimit. Në fakt, - pohojnë autorët, - është e vështirë të ofrohen prova bindëse për mungesën e riskut; prandaj është shpesh më e lehtë të zëvendësohet një bindje ekzistuese me një alternativë, se sa të përpiqemi ta kundërshtojmë".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC