Shëndetësi

qer222015

Përgjegjëse për diabetin melit edhe qelizat delta pankreatike 

Rezultati i një studimi të publikuar  në revistën "Diabetologia 2015" tregon se përveç degjenerimit të qelizave beta-pankreatike, te pacientët diabetikë verifikohet një dëm edhe në qelizat delta. Autorët: Carla Perego nga Universiteti Shtetëror i Milanos dhe Stefano la Rosa nga Spitali i Varezes, u fokusuan në një popullatë  të vogël qelizash endokrine të pranishme në pankreas dhe esenciale për kontrollin e glicemisë. Dihet se zhvillimi i diabetit të tipit 2 varet nga keqfunksionimi progresiv dhe vdekja e qelizave beta-pankreatike, përgjegjëse për sintezën dhe lëshimin e insulinës. Por, për herë të parë autorët e artikullit  po dyshojnë edhe për qelizat delta sekretuese  të somatostatinës, një hormon me funksion rregullator në sekretimin e insulinës dhe glukagonit në "ishujt e qelizave Langerhans" të vendosura në pankreas.   
Skuadra e kërkimit ka vëzhguar modifikimet funksionale të këtyre ishujve qelizore gjatë progresit të diabetit te babuinët e ngordhur për shkaqe natyrore. Modifikimet lidhen me një reduktim të masës qelizore delta pankreatike, përveç qelizave beta. Babuinët si primatë nuk kanë vetëm karakteristika të ngjashme fiziologjike me njeriun, por edhe mund të sëmuren me patologji të zakonshme të njerëzve, mes të cilave diabet i tipit 2. "Besojmë se këto rezultate janë veçanërisht domethënëse derisa fokusohen për herë të parë në një popullatë të vogël qelizash, ato delta pankreatike, roli i të cilave në patologjitë e pankreasit është ende për t'u eksploruar", komenton Carla Perego nga departamenti i shkencave farmakologjike e biomolekulare në Universitetin e Milanos.

Diabetologia 2015. doi: 10.1007/s00125-015-3625-5


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC