Shëndetësi

qer192015

Qeveria miraton VKM-në për falsifikimin e produkteve mjekësore

Ndër vendimet e miratuara nga qeveria në mbledhjen e datës 18 qershor është edhe VKM-ja mbi falsifikimin e produkteve mjekësore, e cila ka për qëllim luftën kundër krimeve që rrezikojnë shëndetin publik. Kështu, Këshilli i Ministrave vendosi: "Miratimin, në parim, të konventës së Këshillit të Evropës "Për falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme që përbëjnë kërcënim për shëndetin publik".  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Një ndër synimet kryesore të konventës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore është përgatitja e një instrumenti ndërkombëtar i cili përqendrohet në aspektet e parandalimit të krimit të organizuar dhe inkurajimin për një bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar ndërmjet shteteve anëtare të KE-së dhe shteteve jo anëtare.
 Konventa parashikon që secili shtet të marrë masat e nevojshme legjislative për të konsideruar si vepra penale sipas ligjit të tij të brendshëm, prodhimin dhe furnizimin e qëllimshëm të produkteve mjekësore të falsifikuara, substancave aktive, substancave inaktive, pjesët, materialet dhe elementët ndihmës. Po ashtu duhet do të marrë masat e nevojshme lidhur me ndërmjetësimin, trafikimin, duke përfshirë dhe ruajtjen, importin dhe eksportin e produkteve mjekësore.
 Kur veprat penale kryhen nga një person fizik, dënimi mund të jetë privimi i lirisë dhe ekstradimi. Ndërsa personi juridik përgjegjës mund të bëhet subjekt i sanksioneve të ndryshme duke përfshirë sanksionet monetare penale dhe jo penale të tilla si: a.përjashtimi i përkohshëm apo i përhershëm nga ushtrimi i veprimtarisë tregtare; b. vendosja nën mbikëqyrjen gjyqësore dhe c. urdhër gjyqësor likuidimi.
Masa të tjera për të do të jenë sekuestrimi dhe shkatërrimi: i produkteve mjekësore, substancave aktive dhe inaktive, pjesëve, materialeve dhe elementëve ndihmës, si dhe konfiskimi i dokumenteve apo instrumenteve të tjera të përdorura për të kryer veprat penale në përputhje me këtë Konventë, apo për të lehtësuar kryerjen e tyre
Në dispozitat e konventës thuhet se palët do të bashkëpunojnë me njëra tjetrën për ofrimin e ndihmës së ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe realizimin e instrumenteve të zbatueshme ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe masat në bazë të legjislacionit të brendshëm të çdo shteti.

Klikoni këtu për të parë tekstin e plotë të Konventës së KE-së për falsifikimin e produkteve mjekësore


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC