Shëndetësi

qer152015

Benzodiazepinat, raporti i Observatorit Evropian sinjalizon rritje të keqpërdorimit të tyre

Përdorimi i gjerë dhe i papërshtatshëm i benzodiazepinave, veçanërisht mes konsumatorëve të opiateve, është një problem serioz dhe një sfidë për të ardhmen. Faktin e nënvizon raporti i fundit i observatorit evropian të drogave dhe varësisë ndaj tyre (EMCDDA - European Monitoring Center for Drugs and Drug Addiction). Përdorimi klinik i benzodiazepinave ka tashmë një efektshmëri të konsoliduar në trajtimin e pacientëve që vuajnë nga ankthi, pagjumësia dhe që menaxhojnë varësinë ndaj alkoolit, por bashkë me përfitimet janë po aq të njohura  efektet anësore që asociohen veçanërisht me një përdorim jo të duhur të tyre. 
Raporti i EMCDDA sjell provat shkencore që përfshijnë përveç riskut të madh për overdozë, ndonjëherë me përfundime fatale, edhe përfundime të trajtimit me rezultat përkeqësimin e funksioneve sociale dhe psikopatologji. Observatori shpreh gjithashtu shqetësimin mbi pasojat për shëndetin, të lidhura me përdorimin për një kohë të gjatë të benzodiazepinave, me abuzimin nga ana e konsumatorëve të opiodeve për të fuqizuar efektet e këtyre të fundit ose për të lehtësuar gjendjet emotive negative. Për këtë arsye, konsumatorët tentojnë të abuzojnë më shumë me benzodiazepinat me veprim të shpejtë.
 Auto-përshkrimi lidhet me blerjen e këtyre substancave në tregun e paligjshëm në internet. Rezulton në fakt në rritje sasia e benzodiazepinave të pa aprovuara në Bashkimin Evropian, por të identifikuara në shitjet online. Në këtë temë konvergojnë problematikat klinike dhe sociale dhe disa situata mbartin kriticizëm më të lartë, si p.sh. abuzimet që janë hasur mes konsumatorëve të opiodeve në burgje.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC