Shëndetësi

nën112014

Buxheti i shëndetësisë  për 2015, fondi për barnat e rimbursueshme 570 milionë lekë

Shëndetësia do të ketë në  dispozicion gjatë vitit 2015 rreth 2.3 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Buxheti i shëndetësisë për vitin 2015 është parashikuar të rritet me 6%  më shumë se në 2014-ën. Në  total ky buxhet do të jetë 41.23 miliardë lekë ose 410 milionë dollarë aq sa 2.8% e Produktit të Brendshëm Bruto. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka shpjeguar në mungesë të deputetëve të opozitës në komisionin e shëndetësisë projekt-buxhetin e parashikuar për sektorin që ai drejton. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është viti i parë që buxheti i shëndetësisë kalon mbi 400 milionë dollarë.
"Investimet me financim te brendshëm janë në nivelin e vitit 2014. Programi i shëndetit publik do të marrë një vëmendje të veçantë. Ai do të financohet me 2.7 miliardë lekë duke patur një shtesë nominale  me 189 milionë lekë më shumë se në vitin 2014 .Kujdesi parësor  do të financohet me 18.2 milardë lekë  me një shtesë nominale prej rreth 1 miliardë lekësh ", detajoi ministri i Shëndetësisë, duke sqaruar me rradhë se si do të përdoren fondet e parashikuara për shëndetësinë. Deputetët shprehën shqetësim se projekt-buxheti i mbërritur para tyre nga qeveria nuk ishte ilustruar me tabela përkatëse. Deputeti i LSi-së, Petrit Vasili kërkoi që kjo të mundësohej për ta nga Ministria e Ekonomisë, ndërkohë që e vlerësoi si modeste rritjen e parashikuar për Shëndetësinë për këtë vit. "Ky është buxheti më i mirë dhe i rritur brenda arsyes që ne mund të kërkonim, duke u nisur nga vështirësitë në të cilat ndodhet qeveria. Ne, sigurisht që do të donim më shumë për këtë sektor që ka akumuluar problematika për vite me radhë", u shpreh Vasili.
Me projekt-buxhetin e paraqitur para deputetëve të mazhorancës është parashikuar rritje në fondet e planifikuara për programet e shëndetit publik, kujdesi parësor për të cilin do të ketë rreth 1 miliard lekë shtesë pasi këtë vit do të fillojë dhe chek-up për moshën 40- 65 vjeç. Po kështu, për vitin 2015 është parashikuar rritje e fondit për barnat e rimbursueshme me gati 570 milionë lekë. Projekt-buxheti i shëndetësisë do të diskutohet nen për nen në  komisionin e shëndetësisë dhe çështjeve sociale në 24 nëntor.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC