Mirëqenie

tet52016

Hekuri i domosdoshëm për fëmijët pavarësisht pengesave të trajtimit

tags: Anemi

Kërkuesit e universitetit të Melburnit në Australi, pohojnë se administrimi i suplementeve të përditshme të hekurit për fëmijët anemikë në moshë shkollore, garanton përfitime si fizike dhe konjitive.
Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, problemi i anemisë prek rreth 25% të fëmijëve në moshë shkollore dhe në gjysmën e rasteve shkaku është marrja e pamjaftueshme e hekurit me dietën.

Deficiti i hekurit lidhet me kompromentimin e zhvillimit konjitiv dhe fizik dhe ndodh më shpesh në vendet që janë në zhvillim dhe në kategoritë sociale të disavantazhuara në vendeve të industrializuara. Megjithatë frika për efekte gastrointestinale anësore (diarre, kapsllëk, të përziera) të lidhura me administrimin e suplementeve të hekurit  i ka bërë shpesh mjekët të shmangnin përdorimin kur përballen me rastet e anemisë.

Puna e shkencëtarëve australianë e përmbledhur në një artikull të "Canadian medical association journal" qëndron në rishikimin e rezultateve të 32 studimeve klinike me një total prej 7.089 fëmijësh, të kryer në vende me të ardhura të mesme dhe të ulëta. Autorët seleksionuan studime të kontrolluara që parashikonin suplementimin e përditshëm të hekurit: nga kjo doli se fëmijët e trajtuar me hekur kishin pikë konjitive më të larta në krahasim me bashkëmoshatarët e pa trajtuar, si në testin e IQ dhe në testet e tjera. Si përfundim suplementimi i hekurit rezultoi me përmirësimin e performancës konjitive te të vegjëlit në moshë shkollore të prekur nga anemia dhe duket se mund të përmirësojë rritjen.

Sant-Rayn Pasricha nga "Royal Melbourne hospital faculty of medicine, dentistry and health sciences", shkruan: "Integrimi i përditshëm me suplemente të hekurit ka reduktuar prevalencën e deficitit të hekurit me 79%, - dhe përfundon - "një suplementim rutinë dhe i përditshëm i hekurit ka efekte pozitive në funksionet konjitive të fëmijëve në vendet në zhvillim, ku anemia është mbizotëruese dhe nuk është e mundur të kryhen teste të hemoglobinës para se të vendoset për suplementimin e hekurit".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC