Mirëqenie

mar172016

Sartani dhe inhibitorët ACE janë po aq efikasë e të sigurt sa anti-hipertensivët e tjerë te diabetikët me hipertension

Në të sëmurët me diabet inhibitorët e sistemit renin-angiotensin nuk janë superiorë ndaj barnave të tjera kundër hipertensionit si tiazidet, kalcium-antagonistët dhe beta-bllokuesit, në reduktimin e riskut për evente të rënda kardiovaskulare dhe renale.

Sripal Bangalore, profesor i asociuar në "New York University School of Medicine" dhe autor i parë i një studimi të publikuar në "British Medical Journal" thotë: "Rezultate mbështesin rekomandimet e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë për një përdorim të sigurt të agjentëve të tjerë hipertensivë te diabetikët jo nefropatë". Ai shpjegon se grupet kryesore të barnave inhibitore RAS janë sartanët dhe inhibitorët ACE dhe se udhëzuesit sugjerojnë përdorimin e të dyjave si trajtim i linjës së parë kundër hipertensionit te diabetikët me funksion të dobët kardiovaskular ose renal.

Për verifikimin e provave që mbështesin efektin e lartë kardio dhe neuro mbrojtës të inhibitorëve të sistemit renin-angiotensin te diabetikët, kërkuesit zhvilluan një rishikim të meta-analizave duke seleksionuar nga literatura 19 studime për një total prej 25.414 diabetikësh. Rezultatet tregojnë se si për sartanët edhe për inhibitorët Ace, risku i vdekshmërisë krahasohet me atë të anti-hipertensivëve të tjerë.

Edhe Sumit Majumdar, profesor i mjekësisë në Universitetin e Albertës në Edmonton, Kanada, vëren se: "meqë vdekshmëria te diabetikët është pak a shumë e njëjtë te të gjithë anti-hipertensivët, zgjerohen mundësitë e zgjedhjes për mjekët dhe pacientët në trajtimin e hipertensionit, gjë që mund të rezultojë veçanërisht e dobishme në popullsitë me të ardhura të ulëta. Këtyre mund t'i përshkruhen barna me efikasitet dhe siguri të njëjtë, por me kosto më të vogël".

 

Bmj. 2016. doi: 10.1136/bmj.i438
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26868137

Bmj. 2016. doi: 10.1136/bmj.i560


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC